LAJMI I FUNDIT:

Vazhdohet edhe për 30 ditë gjendja emergjente për furnizim me energji elektrike në Kosovë

Vazhdohet edhe për 30 ditë gjendja emergjente për furnizim me energji elektrike në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 62-të ka marrë vendim që të zgjatet edhe për 30 ditë gjendja emergjente e furnizimit të energjisë elektrike në vend.

Sipas arsyes së vendimit, gjendja e furnizimit me energji vazhdon të jetë e rëndë.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u miratua edhe vendimi për vazhdimin e afatit të mbetjes në fuqi të Vendimit 01/51 i datës 24.12.2021 për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditët e ardhshme”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


“Në arsyetimin e miratimit të këtij vendimi është theksuar se gjendja e furnizimit me energji vazhdon të jetë e rëndë dhe masat e miratuara me këtë vendim kanë lehtësuar menaxhimin e situatës së krijuar dhe konsiderohet se një ndikim i tillë pozitiv në menaxhimin e situatës do të vazhdojë”, përfundon njoftimi.

Miratohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike
Lexo po ashtu Miratohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike

Kuvendi kishte miratuar vendimin e Qeverisë për ta shpallë emergjente gjendjen me energji elektrike, e cila do të vlente për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori