LAJMI I FUNDIT:

Vauçerët e paraparë nga qeveria për turizëm në Maqedoni, janë shfrytëzuar vetëm gjysma nga numri total

Vauçerët e paraparë nga qeveria për turizëm në Maqedoni, janë shfrytëzuar vetëm gjysma nga numri total

Masat qeveritare gjatë krizës së Covid-19 që ishin ndërmarrë në sektorin e turizmit, nuk i kanë dhënë rezultatet e pritura, tregon analiza e Entit për Revizion.

Është konstatuar se ka shkallë të ulët të realizimit të këtyre masave edhe atë:

ENTI SHTETËROR PËR REVIZION:

-Vauçerë për turizmin vendor – nga 704.106.000 denarë sa janë planifikuar, janë realizuar 55%

-Grant për ciceronët turistikë – nga 9.800.000 denarë sa janë planifikuar, janë realizuar 52%

-Grant për agjencitë turistike – nga 116.850.000 denarë sa janë planifikuar, janë realizuar 68%

-Kthimi i taksës turistike për vitin 2019 – nga 120.000.000 denarë, janë realizuar 48%

-Për hotelet jashtë qendrave turistike janë paraparë 64.600.000 denarë, dhe nuk janë realizuar fare

-Për mbështetje financiare të agjencive turistike janë paraparë 86.100.000 denarë, e janë realizuar 61%.

Revizorët kanë konstatuar se nuk është ndjekur realizimi i aktiviteteve të planifikuara dhe se shkalla e zbatimit të aktiviteteve nga Plani i Veprimit është e pakënaqshme.

Mes të tjerëve, është konkluduar se Qeveria nuk ka kontroll mbi përmbushjen e kushteve për dhënien e mjeteve.

“Sa i takon kontrollit për plotësimin e kushteve për mbështetjen financiare që u është dhënë agjencive turistike nga pakoja e gjashtë e masave, revizorët kanë konstatuar se nuk është përcaktuar mënyra se si do të bëhet kontrolli për plotësimin e kushteve, nuk është përcaktuar as institucioni kompetent që do ta bëjë këtë, e nuk janë definuar as masat që do të ndërmerren në rast të mosplotësimit të kritereve dhe moskthimit të mjeteve“, thonë ESHR.

Në revizionin e bërë, është konstatuar se Qeveria përmes masave të miratuara anti-krizë në drejtim të mbështetjes së sektorit të turizmit, fokusi i të cilave janë qytetarët dhe vendet e tyre të punës, ka pasur vetëm ndikim të pjesshëm për ballafaqimin efikas me pasojat e krizës së virusit korona.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori