LAJMI I FUNDIT:

Vatikani përjashton bekimin e martesave të së njëjtës gjini, pasi Zoti ‘nuk mund të bekojë mëkatin’

Vatikani përjashton bekimin e martesave të së njëjtës gjini, pasi Zoti ‘nuk mund të bekojë mëkatin’

Vatikani vendosi të hënën që Kisha Katolike nuk mund të bekojë bashkimet e së njëjtës gjini me arsyetimin se Zoti “nuk mund të bekojë mëkatin”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zyra e Vatikanit, lëshoi vendimin në një përgjigje zyrtare ndaj një pyetje nëse kleri katolik mund të bekojë “martesat homoseksuale”.


Dhe përgjigja, e cila erdhi në formën e një shpjegimi me dy faqe, botuar në shtatë gjuhë dhe aprovuar nga Papa Françesku, ishte “negative”.

Gjithsesi, Vatikani mendon se njerëzit homoseksualë duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt.

Mësimet katolike thonë se martesa, një bashkim i përjetshëm midis një burri dhe një gruaje, është pjesë e planit të Zotit dhe synon krijimin e një jete të re.

Andaj, meqenëse “martesat homoseksuale” nuk kanë për qëllim të jenë pjesë e këtij plani, ato nuk mund të bekohen nga kisha, tha dokumenti.

Ndryshe, në vitin 2003, e njëjta zyrë e Vatikanit lëshoi një dekret të ngjashëm duke thënë se respekti i kishës për njerëzit homoseksualë “nuk mund të çojë në asnjë mënyrë në miratimin e sjelljes homoseksuale ose në njohjen ligjore të bashkimeve homoseksuale”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori