LAJMI I FUNDIT:

Vathët prej ari të zgjedhur nga Kate Middleton kushtojnë vetëm 18 euro

Vathët prej ari të zgjedhur nga Kate Middleton kushtojnë vetëm 18 euro

Kate, dukesha e Cambridge, mund të jetë mbretërore, por ajo pëlqen të bëjë blerje të zgjuara.

Stolitë e Middleton nuk janë të gjitha diamante dhe safira. Ajo së fundmi bëri një paraqitje virtuale duke veshur një palë vathë të përsosur prej ari – dhe ata kushtojnë vetëm 18 euro.


Kate regjistroi një video mesazh me burrin e saj, Princin William, duke falënderuar bamirësinë Time to Change për punën e saj në dhënien fund të stigmës së shëndetit mendor. Për paraqitjen e saj, Kate kishte veshur një bluzë të zezë me jakë golf dhe vath prej ari.

Vathët e veshura me ar janë me markë të përballueshme të argjendarive në Mbretërinë e Bashkuar, Orelia.

Pamja e kompletuar me flokët e valëzuar lehtësisht ka marrë shumë komplimente nga fansat e familjes mbretërore. /Telegrafi/