Vashat e Kosovës kanë pësuar humbje 6-0 përballë atyre të Holandës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pas vetëm 11 minutash lojë, holandezet kaluan në epërsi me anë të Danielle van de Donk, në takimin që u zhvillua në stadiumin Fadil Vokrri.


Loja ofanzive e Tulipaneve vazhdojë edhe në vazhdim, duke arritur që të realizojnë edhe golin e dytë me anë të Katja Snoeijs (31’).

Tre minuta më vonë, Lieke Martens shënoi në tretin për Holandën, duke demoralizuar vashat tona.

Derisa po mbyllej pjesa e parë, mysafiret shënuan edhe golin e katërt me anë të Snoeijs, që ishte goli i dytë personal i realizuar në minutën e 44-të.

Në pjesën e dytë, trajneria Afdërdita Fazlija tentoi që me disa zëvendësime si Donika Grajqevci, Erjona Emerllahu, e Temaj që të shënonte së paku një gol, mirëpo nuk ia arritën.

Por,l ishin sërish vashat e Holandës që shënuan edhe dy gola të tjera me anë të Vivianne Miedema (90+4') dhe Snoeijs (90+5') që realizoi het-trik dhe për rezultatin final 6-0.

Holanda vazhdon të jetë lider me 27 pikë në Grupin A, derisa Kosova është në të dhjetin me dhjetë sosh. /Telegrafi/

Screenshot 3 76 Foto: Flashscore.com

telegrafi sport app