Pjesa kontinentale evropiane izolohet nga Britania e Madhe për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të Coronavirusit: rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe gati janë mbyllur të gjitha. Për shkak se Franca ka mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar u mbyll edhe porti shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Dover në Kanalin e La Manshës, si edhe tuneli evropian, i njohur si Eurotuneli.
Edhe qeveria holandeze nuk lejon më ardhjen e pasagjerëve nga Britania e Madhe.
Si transporti i mallrave edhe pasagjerët luten të mos udhëtojnë, bëri të ditur porti Dover të dielën në mbrëmje. Kufizimet vlejnë fillimisht për 48 orë. Lejohet vetëm transporti pa shoqërues.
Ende çdo vend evropian i vendos vetë ndalimet
Treni i fundit nga Londra që përmes Eurotunelit mbërrin në Francë u nis të dielën në mbrëmje, pasi Franca shpalli ndalimin e udhëtimit për shkak të variantit tejet infektues të Coronavirusit. Ndalimi vlen për rrugët detare, ajrore, hekurudhore. Edhe Gjermania vendosi të dielën që nga e hëna deri më 31 dhjetor të mos ketë më fluturime nga Britania e Madhe. Vendimin e mori Ministria Federale e Transportit. Përjashtim bëjnë avionët që transportojnë mallra, avionët me personel mjekësor, ose avionët që kthehen vetëm me ekipin në Gjermani. Priten kufizime të tjera.
Të dielën në mbrëmje 63 pasagjerë të një fluturimi nga Londra nuk u lejuan të largoheshin nga aeroporti në Hanover. Ata duhet të kryenin testin e Coronavirusit dhe të presin rezultatin. Po ashtu do të kufizohen fluturimet me Afrikën e Jugut, vend, ku u zbulua për herë të parë varianti i ri i virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë, se në Gjermani varianti i ri i virusit nuk është identifikuar ende. Por ne i marrim shumë seriozisht të gjitha njoftimet për këtë, tha Spahn.
Fillimisht ishin Belgjika dhe Holanda që vendosën ndalime fluturimi me Britaninë e Madhe. Tanimë krahas Gjermanisë e Francës, edhe Irlanda, Çekia, Letonia dhe Bullgaria kanë marrë vendime për ndalimet e fluturimit. Edhe Italia e Austria kanë bërë të ditur, se do të marrin masa përkatëse.
A vepron vaksina kundër këtij varianti?
Qeveria në Londër u shpreh me shqetësim për variantin e ri të Coronavirusit. Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, varianti i ri i virusit Corona është deri në 70 për qind më infektues se format e njohura dhe po përhapet me shpejtësi në Londër dhe jugun e Anglisë. Për këtë rajon autoritetet vendosën ndalim qarkullimi dhe udhëtimi.
“Ky variant është jashtë kontrollit dhe ne duhet ta vendosim sërish nën kontroll”, është shprehur ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock për BBC.
Analizat e para të shkencëtarëve britanikë, tregojnë, se ky mutacion zotëron në mënyrë të pazakontë shumë ndryshime gjenetike, sidomos në proteinën Spike, proteinë, për të cilën ka nevojë virusi Corona që të depërtojë në qeliza. Vaksina e BioNTech-Pfizer e përdorur në Britaninë e Madhe aktivizon pikërisht një përgjigje të virusit kundër kësaj proteine.
Prandaj ekziston frika, se vaksina nuk vepron dot kundër këtij varianti të ri. Por sipas të dhënave të kryeministrit britanik, Boris Johnson nuk ka të dhëna, se varianti i ri shkakton sëmundje të rënda, një vdekshmëri më të lartë, apo se vaksinat janë më pak efektive kundër tij.
Takim krize në Britaninë e Madhe
Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvillon të hënën një mbledhje emergjente të kabinetit. Synimi të sigurohet “rrjedha e pandërprerë e mallrave” nga dhe për në Britaninë e Madhe. Për shkak të mbylljes së pikave kryesore lidhëse të transportit mes Britanisë së Madhe e BE pritet që të krijohen edhe më shumë probleme në transportin, i cili që tani vuan nga bllokimet për shkak të ngarkesës së madhe në autostrada në drejtim të Doverit dhe Eurotunelit. Arsye për këtë janë rritja e transportit në kohën e krishtlindjeve dhe transportimi i materialeve për shkak të pandemisë. Përveç kësaj, shumë sipërmarrje përpiqen të mbushin magazinat para përfundimit të fazës së ndërmjetme të BREXIT më 31 dhjetor.
Shoqata Britanike e Logjistikës, UK Logistics u shpreh “e shqetësuar për shëndetin e shoferëve”. Po përpiqemi shumë që të marrim informacione të tjera, thuhet. Kurse Food and Drink Federation, Shoqata e Ushqimit dhe Pijeve paralajmëroi nga mungesa furnizimi në periudhën e krishtlindjeve.
Europa mund të kthehet në fortesë të mbyllur
Sipas një raportimi të gazetës “Bild”, kancelarja gjermane Angela Merkel mendon për një mbyllje të plotë të Evropës për udhëtime në Britaninë e Madhe deri më 6 janar. Në fillim të javës BE do të vendosë për një ndalim të plotë të udhëtimit të pasagjerëve mes pjesës kontinentale dhe mbretërisë. Gjermania mban presidencën e radhës në BE.
Në një telefonatë mes kancelares Merkel, presidentit Macron, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel u diskutuar për gjendjen aktuale.
Sipas të dhënave nga Pallati Elysée në qendër ishte gjetja e një strategjie të përbashkët. Bëhet fjalë që të mbyllen portat për hyrjen e virusit. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow
Zyrtari rus thotë se vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit