LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi dhe Kurti, diskutojnë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Varhelyi dhe Kurti, diskutojnë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëprit sot Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i cili vizitoi Kosovën.

Avancimi i agjendës së reformave evropiane, bashkëpunimi institucional në sundimin e ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe sigurisë energjetike, dhe integrimi rajonal ishin çështje me theks të veçantë në këtë takim.

Dialogu Kosovë-Serbi, Varhleyi: Palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar
Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi, Varhleyi: Palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar

Kryeministri Kurti e njoftoi komisionerin Várhelyi me rezultatet e qeverisjes, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe atë demokratik, arritje këto që në vazhdimësi po evidentohen nga raportet ndërkombëtare, siç bënë së fundmi ai i Bankës Evropian për Ndërtim dhe Zhvillim që parasheh se Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2022 dhe 2023, dhe raporti i Freedom House “Vendet në Tranzicion 2023”, në të cilin Kosova sivjet ka marrë vlerësimin më të lartë ndonjëherë për cilësinë e demokracisë.


Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Komisioneri Várhelyi u shpreh i impresionuar me rezultatet e arritura dhe theksoi se liberalizimi i vizave është si rezultat i luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkë, ata diskutuan për të gjeturat e Raportit të Vendit për këtë vit, i cili konfirmon se Kosova ka shënuar progres në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe ka intensifikuar aktivitetet legjislative, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e përshpejtimit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kurti ftoi komisionerin evropian edhe për më shumë bashkëpunim, sidomos në reformën në sistemin e drejtësisë, teksa u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme financiare të Bashkimit Evropian në shumë fusha, sidomos së fundmi në tejkalimin e krizës energjetike.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe atë të Italisë, Antonello De Riu lansuan Programin EU-Kosovo Home Affairs. Ky program i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë euro do të zbatohet në një periudhë tre vjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Kronikë e Zezë
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori