LAJMI I FUNDIT:

Vangjeli kalon në Rumani

Vangjeli kalon në Rumani

Pas arritjes së marrëveshjes për transferimin te Astra Giurgiu, Kristi Vangjeli pozoi edhe me fanellën e skuadrës së re. 30-vjeçari do të vazhdojë karrierën te kampionët e Rumanisë, me të cilët do të marrë pjesë në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në këtë mënyrë, mbrojtësi mbyll zyrtarisht aventurën te Skënderbeu, ku mbrojti ngjyrat e korçarëve për dy sezone, duke fituar edhe dy tituj kampionë. Pas transferimit në Ligën e Parë rumune, Vangjeli publikoi edhe një mesazh të hapur për klubin e Skënderbeut dhe tifozët.

Ai theksonte se: “Pas një periudhe dy vjeçare të mbushur me suksese, triumfe dhe momente të paharrueshme duhet të largohem nga ekipi që më rriti dhe më bëri të më rrahë zemra më fort se kurdo herë më parë”.


Vangjeli kishte falënderime për shokët e ekipit, presidentin Takaj, trajnerin, të gjithë personat që punojnë pranë klubit, pa harruar edhe tifozët.

30-vjeçari e cilësoi transferimin te kampionët e Rumanisë, si një kalim të realizuar për arsye familjare dhe ekonomike, ndërsa shprehu besim se Skënderbeu do të vazhdojë të dominojë futbollin shqiptar dhe të befasojë në kupat e Evropës.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Astra Giurgiu Do të jetë klubi i katërt në karrierën e Kristi Vangjelit, që përpara Skënderbeut ka mbrojtur ngjyrat e grekëve të Arisit të Selanikut dhe ukrainasve të Chornomorets Odessa. Ish-mbrojtësi i Kombëtares bëhet lojtari i katërt që largohet nga kampionët e Shqipërisë, pas kapitenit Shkëmbi që u tërhoq nga futbolli, Renato Arapit që iu bashkua Partizanit dhe Bekim Dema i cili u transferua te Kukësi.

vamgjeli-i-iken-nga-skenderbeu

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori