Mediat turke shkruajnë se Lazio ka ofruar 10 milionë euro për sulmuesin e Fenerbahces, Robin van Persien.

Holandezi që mbush 33 vite në gusht, ishte bashkuar me Fenerbahcen për 5.5 milionë euro vitin e shkuar.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sipas Haberler.com, Lazio ka dërguar ofertë prej 10 milionë eurosh.

Van Persie ka shënuar 22 gola në të gjitha ndeshjet e zhvilluara me Fenerbahcen. /Telegrafi/