LAJMI I FUNDIT:

Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim

Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim

Ruud Van Nistelrooy u është drejtuar përmes një letre tifozëve të Manchester United pas largimit të tij nga klubi.

Van Nistelrooy mori përkohësisht drejtimin e Man United si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Erik Ten Hag në fund të muajit të kaluar.

Ai u largua nga ‘Djajtë e Kuq’ pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Leicester Cityt në Ligën Premier, pasi Ruben Amorim do t’i udhëheq ata pas pushimit të kombëtareve.


Van Nistelrooy tashmë ka lëshuar një njoftim përmes të cilit ai ka falënderuar tifozët e Unitedit për mbështetjen e tyre në këtë periudhë të shkurtër si trajner i tyre.

“Për të gjithë tek Manchester United, në veçanti stafi, lojtarët dhe tifozët. Dua t’iu falënderojë nga zemra për përpjekjet e juaja të jashtëzakonshme dhe mbështetjen”.

“Ka qenë një privilegj dhe nder ta përfaqësojë këtë klub si lojtar dhe trajner dhe do t’i gëzoj gjithmonë këto kujtime që i kemi ndarë së bashku”.

Van Nistelrooy bëri një punë të shkëlqyer te Man United - ai së shpejti mund të fillojë punën e re
Lexo po ashtu Van Nistelrooy bëri një punë të shkëlqyer te Man United - ai së shpejti mund të fillojë punën e re

“Man United do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe shpresoj se do të ketë më shumë ditë të gëzueshme në ‘Old Trafford’ së shpejti – jo vetëm sepse dua që klubi të bëjë mirë, por për shkak se të gjithë ju e meritoni”, ka shkruar Van Nistelrooy.

Van Nistelrooy drejtoi Unitedin në katër ndeshje dhe tashmë menjëherë është lidhur për të marrë drejtimin e një klubi tjetër.

Së fundmi ai kishte triumfuar ndaj Leicester Cityt në ‘Carabao Cup’ për të siguruar një vend tutje në raundin e ardhshëm të këtij kompeticioni, teksa ata i mposhti edhe në Ligën Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori