Van Dijk duket se ka harruar se në çfarë pozite luan: Ai e la lojtarin të largohej dhe të shënohej pastaj gol

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili nga shumëkush konsiderohet si më i mirë në botë, është duke u kritikuat për mbrojtjen e dobët që bëri sot ndaj Bournemouth.
Pasi shënuan shtatë gola kundër rivalit të përhershëm Manchester United në ndeshjen e fundit, lojtarët e Liverpool u rikthyen në formën e tyre si në pjesën e parë të sezonit.
Në vizitën në Bournemouth, Liverpooli mori një rezultat negativ, pasi u mposht 1-0.
Reagimi i keq i Virgil Van Dijk në golin e vetëm të takimit, a bërë bujë edhe në rrjetet sociale.
Holandezi ndoqi Dang Ouattaran, por në një moment, ai fjalë për fjalë e la të lirë të largohej drejt portës.
Van Dijk, përveçse nuk e ndoqi, vrapoi drejt portës së tij, pa u përpjekur të merrte topin apo të ndërpresë harkimin. Pas këtij harkimi, Philip Billing shënoi.
Holandezi ka marr shumë komente negative për këtë moment, pasi që goi i pranuar shihet si faji i tij.
https://twitter.com/XploreMediaUK/status/1634572653716545537
Van Dijk nuk po kalon formë të mirë dhe si rrjedhojë edhe Liverpooli po merr rezultatet të dobëta këtë vit. /Telegrafi/





















































