Van Damme reagon për mikun shqiptar të vrarë në Belgjikë – Bën shqiponjën me duar në shenjë respekti

Ngjarja tragjike që ndodhi para dy ditësh në Anderlecht të Belgjikës, ku u vra 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, ka prekur edhe aktorin e njohur botëror Jean Claude Van Damme.
Mylyshi, i njohur si Noel, u qëllua për vdekje nga qiramarrësi i tij pas një konflikti, ndërsa ishte pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”.
Nga një spital në Francë, ku po rikuperohet pas një operacioni në shpinë, Van Damme reagoi publikisht.
Ai u ngrit në këmbë dhe bëri me duar simbolin e shqiponjës, duke shprehur respekt për mikun e tij dhe për gjithë shqiptarët.
Përmes postimit, aktori belg u dërgoi ngushëllime të sinqerta familjes së Mylyshit, duke nënvizuar lidhjen e ngushtë që kishte me të. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































