Aktori i famshëm, Jean - Claude Van Damme, është aktualisht në Kosovë.

Ai ka qenë sot (e mërkurë) në ambientet e qendrës Prishtina Mall për të promovuar markën e orëve, ‘Helfer’ nga Zvicra.


Ylli i filmave aksion mori më së shumti vëmendje me një varëse ari në qafë, në të cilën mbante simbolin e shqiponjës.

Screenshot 14 15 Foto: Screenshot/Facebook

Kjo mbase duket t’i jetë bërë dhuratë, ndonëse ka shumë miq shqiptarë dhe se ruan raporte të mira me ta.

I njëjti u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, që njihet ndryshe si ‘Rambo’.

356194195 792770399516893 5246699930624346051 n Foto: Facebook

Veç kësaj, Van Damme gjatë ditës u takua edhe me disa sportistë, përfshirë ish-karateistin Enver Idrizi.

Aktori në fjalë shquhet për paraqitjet në filmat si: “Bloodsport”, “Kickboxer”, “Lionheart”, “Hard Target”, “Double Impact”, “Street Fighter” etj. /Telegrafi/

349917148 802219251667515 3262206507888795511 n Foto: Facebook