LAJMI I FUNDIT:

“Vallëzonte” me mbrojtjen e Cityt – Guardiola nuk ngurroi t’i shkëmbente ca fjalë me Michail Antonion

“Vallëzonte” me mbrojtjen e Cityt – Guardiola nuk ngurroi t’i shkëmbente ca fjalë me Michail Antonion

Dygolëshi i Jarrod Bowen në pjesën e parë të ndeshjes West Ham-Manchester City komplikoi ndjeshëm rrugëtimin e Citizens drejt titullit kampion.

Megjithatë, djemtë e drejtuar nga Pep Guardiola reaguan dhe morën një pikë, duke mbajtur fatin e tyre në dorë, pas dy golave të shënuara në pjesën e dytë për t’i barazuar shifrat në 2-2.

E nëse Bowen shënoi golat, një nga lojtarët që vuri më shumë në vështirësi mbrojtjen e kampionit në fuqi ishte padyshim edhe sulmuesi 32-vjeçar Michail Antonio, i cili dha një asist dhe ishte vazhdimisht rrezik me kalimet e tij.


Kjo paraqitje nuk kaloi jashtë vëmendjes së Pep Guardiolës, që në përfundim të ndeshjes i dha një të shtyrë “miqësore” sulmuesit, si për t’i kujtuar se ua kishte vështirësuar gjërat mbrojtësve të Manchester Cityt.

Më pas gjithçka u mbyll me një përqafim dhe komplimente të ndërsjella mes palëve, teksa tashmë Manchester City do të kërkojë fitoren ndaj Aston Villës në javën e fundit, për të festuar titullin kampion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

La Liga
Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

Arteta i vendosur për të transferuar sulmuesin që nuk po përdoret nga Ancelotti te Real Madridi

La Liga
Përleshjet masive ndëprenë ndeshjen mes Anderlechtit dhe Fenerbahces

Përleshjet masive ndëprenë ndeshjen mes Anderlechtit dhe Fenerbahces

Liga e Evropës
Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

Luis Diaz me tri kërkesa për t'u transferuar te Barcelona

La Liga
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kalo në kategori