Ekuadori ka fituar ndaj kampionëve të Kupës së Amerikës Latine, Kilit, me rezultat 3-0, por ky takim ishte në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Golat u shënuan nga Antonio Valencia, Cristian Ramirez dhe Felipe Caicedo.


Por, një prapaskenë interesante nga ky takim është se sulmuesi i Evertonit, Enner Valencia, i huazuar te West Hami, i cili asistoi te goli i parë, u shtirë si i lënduar.

Valencia në momentin e lëndimit.

Por, duket se këtë e ka bërë që mos të arrestohet nga autoritet lokale pasi lojtari ishte akuzuar se nuk ka paguar 17 mijë dollarë për përkrahjet e fëmijëve.

valencia_bijeg_ff

Lojtari është ndarë nga gruaja e tij dhe këto para ishte i detyruar t’i paguante për vajzën e tij pesë vjeçare. /Telegrafi/

telegrafi sport app