LAJMI I FUNDIT:

Vala starton me SMS INFO

Vala starton me SMS INFO

Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve dhe llojllojshmërinë e ofertave, operatori mobil Vala prej sot (e mërkurë) do të startojë me shërbimin e ri SMSinfo për të gjithë konsumatorët e saj.

Me këtë shërbim të ri, konsumatori do të ketë mundësi të pranojë informatat e kërkuara rreth shërbimeve të VALA-s, pas dërgimit të një SMS në numër të caktuar, ky numër do të jetë 555, pra i njëjtë si numri i Call-Center. Por varësisht nga përmbajtja e mesazhit, konsumatorit i kthehet informata e kërkuar dhe ky numër do të jetë pa pagesë.

Tash e tutje të gjithë konsumatorët do ta kenë një mundësi më shumë që të marrin info të ndryshme dhe të shpejta për shërbimet dhe produktet e Vala-s.

Sa për ilustrim, për më shumë informata rreth transferit të kredisë shkruaj TRANSFER në mesazhin e dërguar në numrin 555. Me këtë rast, SMS-i i pranuar nga VALA do të jetë: ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar të kredisë tek konsumatorët tjerë me karakteristika Pre-Paid.


Informatat e detajuara të këtij shërbimi, tashmë janë publike dhe gjenden në ueb site-in e PTK-së.

Kjo është edhe një tjetër vazhdimësi e përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve dhe përkushtimit të madh të menaxhmentit të PTK-së që të qëndrojë afër konsumatorëve.

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka shënuar një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve të saj nën udhëheqjen e dr.Shyqyri Haxhës.