LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi antiCOVID-19 dhe paralajmërimi për masa të reja, dështimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente – top lajmet e javës që lamë pas

Vaksinimi antiCOVID-19 dhe paralajmërimi për masa të reja, dështimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente – top lajmet e javës që lamë pas

Javën që lamë pas filloi procesi i vaksinimit antiCOVID-19, pasi Kosova ishte vendi i vetëm në rajon që ende nuk kishte filluar vaksinimin.

Fillimisht, është duke u bërë vaksinimi i personelit shëndetësor, për të vazhduar më pas me personat mbi moshën 80 vjeçare. Po javën që lamë pas u bë e ditur se edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinën antiCOVID-19 pritet të arrijnë në Kosovë deri në maj të këtij viti.

Javën e kaluar dështoi tentativa e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndërsa të dielën e 4 prillit 2021 Kosova u bë me presidenten e re, Vjosa Osmani.


Zgjedhja e presidentes të vendit ka përmbyllur formimin e institucioneve të vendit, pas javë më parë u konstitua Kuvendi i Kosovës dhe u formua Qeveria Kurti e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive

Më 29 mars ka filluar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Profesionistët shëndetësor të kësaj klinike kanë qenë tash e më shumë se 1 vit në vijë të parë të frontit në luftën me pandeminë COVID-19.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar gjatë ditës së diel, më 28 mars, ku për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Në Kosovë më 28 mars, arriti kontingjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave 24.000 doza të vaksinave kundër coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.

Kosova këto vaksina i ka marr si donacion nga Kosova nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Vaksina antiCOVID, edhe 76 mijë e 800 doza pritet të arrijnë në Kosovë deri në maj të këtij viti

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditur se edhe 76 mijë e 800 doza shtesë të vaksinës antiCOVID-19, pritet të arrijnë në Kosovë deri në muajin maj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të programit të UNICEF-it në Kosovë.

“76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt!  Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të dielën në Kosovë kanë arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID, dhe tashmë ka nisur procesi i vaksinimit.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër sëmundjes COVID-19. Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër coronavirusit.

Masat e reja anti-Covid: Nga java e ardhshme pritet mbyllje totale e vendit për 12 ditë

Kosova pritet të mbyllet për 12 ditë, nga java e ardhshme.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit që ka pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

“Gastronomia dhe qendra tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim. Është diskutu që të mbyllen gastronomia, qendrat tregtare, shkollat, fitneset. Nesër pritet të merret vendimi”, tha Kllokoqi.

Tutje shtoi se i kanë kundërshtuar këto masa.

Kllokoqi, thotë se nuk përjashtohen protestat.

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet nuk kalon në procedurë të përshpejtuar

Me 65 vota pro, 39 kundër e asnjë abstenim, nuk ka kaluar ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Për shmangien e Rregullores së Kuvendit, parlamenti nuk arrit t’i siguron 2/3 e votave për shqyrtimin e projektligjit të Zgjedhjeve me procedurë të përshpejtuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të rregullt.

“Konsiderojmë dhe e konfirmojmë që për propozimin kanë votuar 65 deputetë, kundër kanë qenë 39. 69 deputetë të nevojshëm, kështu që e konstatoj që nuk ka kaluar ky propozim. Tash sipas procedurave parashihet që ky projektligj rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës. A donë fjalën dikush prej Qeverisë. Konsideroj që është e mbyllur seanca, vazhdojmë me seanca të tjera”, tha ai.

Lidhur me këtë Ligj, të pakënaqur dhe kundër kanë dalë partitë opozitare, të cilat u deklaruan se partia në pushtet, nuk i konsultoi fare lidhur me këtë çështje.

I pari i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka kundërshtuar mënyrën e procedimit për këto ndryshime ligjore.

“Ky është një akt i turpshëm që LVV po e bënë. Iniciativa e parë e Kurtit nuk është për pandeminë e as ekonominë por për zgjedhjet. Po shihet se është kujdesur ta heq ndalesën që ia ka pamundësuar kandidimin në zgjedhje”, kishte deklaruar Tahiri.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se është thellësisht i habitur me këtë iniciativë te Vetëvendosjes.

“Të jemi të qartë. Kosova ka nevojë për ndryshim të ligjit për zgjedhje. Diasporës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada. LDK gjithmonë e ka mbështetur. Por reforma zgjedhore nuk mund të behet brenda natës”.

Abdixhiku thotë se veprimet e LVV-së janë veprime shantazhuese ndaj opozitës. “Këto veprime janë llogaritje të qëllimshme për të prodhuar jostabilitet”.

Ai thotë se LDK pa kushte ka zgjatur dorën për konstruktivitet për zgjedhjen e presidentes.

“Po shihet se mendjen e keni pasur vetëm te zgjedhjet”, ishte shprehur Abdixhiku.

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Shteti i Kosovës tashmë ka presidenten e vendit. Vjosa Osmani u zgjedh presidente e Kosovës të dielën e 4 prillit 2021.

Osmani  u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë,  ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit.

Në raundin e tretë të votimit mori pjesë edhe Adelina Grainca, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo ishte e vetmja deputete nga kjo parti e pranishme në sallë. Gjatë seancës, ajo u ulë në pjesën ku ulen deputetët e LVV-së.

Në raundin e dytë morën pjesë 82 deputetë. Vjosa Osmani mori 67 deputetë dhe kundërkandidati i saj Nasuf Bejta fitoi katër vota. Njëmbëdhjetë vota ishin të pavlefshme.

Ndërkaq, në raundin e parë Osmani fitoi 69 vota, 12 vota ishin të pavlefshme.

Duhet përmendur se që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova ishte me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt, dhe më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria Kurti u mbështet nga 67 deputetë.

Vjosa Osmani-Sadriu, u bë personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë, me mbi 300 mijë vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori