LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk dihet asgjë për vajzat e zhdukura nga Shkupi, u bëhet thirrje qytetarëve që kanë informacione t’i kontaktojnë familjet

Ende nuk dihet asgjë për vajzat e zhdukura nga Shkupi, u bëhet thirrje qytetarëve që kanë informacione t’i kontaktojnë familjet

Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçare nxënëse në klasën e nëntë, prej dy ditësh janë në kërkim nga policia dhe komununiteti i rrjeteve sociale duke apeluar për gjetjen e tyre. Tifogrupi “Shvercerët” nga Shkupi dje kanë kërkuar dy vajzat në formë të organizuar nëpër lagjen Gazi Babë, Çair dhe Butel.

Tifogrupi “Shvercerat” sonte do të kërkojnë dy vajzat e zhdukura në Shkup: Ato janë motrat tona
Lexo po ashtu Tifogrupi “Shvercerat” sonte do të kërkojnë dy vajzat e zhdukura në Shkup: Ato janë motrat tona

Policia për këtë rast dje tha:
“Më 30.03.2023 në Stacionin policor në Bit Pazar në ora 20:30 E.A (38) ka raportuase se vajza e tij A.A (12) ka ikur nga shtëpia, ndërsa rreth orës 22:00, Gj.O (15), po ashtu ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Po merren masat për gjetjen e personave”, thonë nga policia.

Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione në lidhje me vajzat t’i kontaktojnë. Babai i Anisa Ajro, Engin Ajro, tregon i dëshpëruar ngjarjen. Ai thotë se e gjithë familja është mbledhur, nuk dinë ku të drejtohen për ndihmë dhe janë tepër të shqetësuar.


Zhduken dy vajza në Shkup, kërkohet ndihmë për të gjetur Anisën dhe Melisën
Lexo po ashtu Zhduken dy vajza në Shkup, kërkohet ndihmë për të gjetur Anisën dhe Melisën

Numri i kontaktit: i babai i Anisa Ajros, Engin Ajro: 072 232 983