Një vajzë nga një fshat i Gjilanit rrëfeu se ka rënë viktimë e trafikimit, rrahjes dhe dhunimit seksual, duke qenë se ajo ka probleme mendore.
Ajo rrëfeu, në Klan Kosova, se është trafikuar seksualisht nga një grua, e cila i kishte premtuar punësim. Ndërsa edhe para se t’i mbushte 18-vjet, ajo kishte qenë e abuzuar seksualisht.
“Një grua m’ka marrë, m’ka shit me pare. I thirrke djemtë te shpija e vet”, tregon vajza.
Nisur nga fakti që është e prapambetur nga shëndeti mendor, ajo edhe më tej merret nga njerëz të moshave të ndryshme dhe mbahet për disa javë larg shtëpisë. Hera e fundit ka qenë këtë qershor.
Kjo ka bërë që ajo të trajtohet mizorisht edhe në shtëpinë ku jeton.
“Nana, qita ma ka ngulë me thikë”, tregon vajza për një plagë në këmbë.
Njerku i saj rrëfeu se e lidhin me zinxhirë për të mos e lënë të ikë.
Ai thotë se është në hall me vajzën.
“E kam gjet disa herë në hotele”, tha ai, duke shtuar se e lajmëron policinë, dhe se edhe policia gjithashtu e kanë gjetur shpeshherë në hotele.
E krejt kjo histori për nënns e vajzës nuk përbën asgjë të rëndësishme.
“Çkado boni me to, hiq nuk më intereson”, tha ajo në Klan Kosova
Ndërsa, kur vajza e dhunuar pyetet për moshën e burrave tek të cilët është trafikuar, ajo tregon se ata janë 50-vjeçarë.
“Me kerr ne rrugë më marrin, e mandej më çojnë te hoteli”, tregon ajo.
Për numrin e njerëzve me të cilët ka kontakt ajo nuk është e sigurt, thotë se janë shumë, deri në 10 persona.
Për rastin janë të informuar edhe Policia, të cilët kanë thënë se persona të ndryshëm janë dënuar për dhunë ndaj vajzës, dhe disa të tjerë janë në procedura gjyqësore.
Por, ky rast po mbetet i patrajtuar nga ana sociale, pasi që drejtoria komunale e kësaj fushe thotë se nuk ka mundësi të kujdeset për këtë vajzë. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania