LAJMI I FUNDIT:

Vajza tetëvjeçare vdes pas kafshimit të qenit në Slloveni

Vajza tetëvjeçare vdes pas kafshimit të qenit në Slloveni

Një vajzë tetëvjeçare vdiq shkaku i plagëve të shkaktuara ga një qen në qytetin slloven të Menges, në veri të Lubjanës.

Policia sllovene u informua dje për ngjarjen dhe hetimi tregoi se vajza iu afrua një qeni të madh në një oborr.

Qeni sulmoi dhe kafshoi një vajzë e cila vdiq në vend për shkak të plagëve. Oborri ishte i rrethuar, por porta ishte e hapur, raportojnë mediat sllovene.


Një i rritur që mbërriti në vendin e ngjarjes hoqi qenin nga vajza dhe thirri një ambulancë, por dëmtimet e saj ishin aq të rënda, sa ajo ndërroi jetë pavarësisht mbërritjes së shpejtë të mjekut.

Policia po zhvillon një hetim nën dyshimin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Qeni, i racës rottweiler u mor së bashku pronarët. /Telegrafi/