LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Petro Markos merr certifikatën e shtëpisë: Do ta kthej në muze dhomën e babait

Vajza e Petro Markos merr certifikatën e shtëpisë: Do ta kthej në muze dhomën e babait

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dhënë këtë të premte certifikatën e pronësisë vajzës së shkrimtarit të njohur Petro Marko, Arjanita Marko.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Himarë, ku u shpërndanë 437 certifikata pronësie, për shtëpitë e trashëguara, Rama mes të tjerëve i ka dhënë certifikatën e pronësisë dhe Arjanita Markos. Gjatë momentit që mori certifikatën, pas falënderimeve, Arjanita Marko, u shpreh se do ta kthejë në muze dhomën e Petro Markos.

“Gjej rastin meqë është hera e parë që takohemi, jo t’ju them faleminderit, por t’ju them ju faleminderit për atë që keni bërë për familjen time. Më keni kthyer shumë dinjitet, familjes së Petro Markos, jo vetëm me këtë por me çdo gjë që keni bërë për familjen e Petro Markos”, tha ajo.


“Jam shumë mirënjohëse që ju takoj dhe desha t’ju them që jam e lumtur që këtë e marr nga biri i dy prindërve të mrekullueshëm të tuajt, që prindërit e mi i donin i vlerësonin dhe i respektonin. Dua të them që babai im Petro Marko nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij, shpirti i tij do të jetë gjithmonë aty. Unë do mundohem që me ndihmën e Aleks Markos, atë dhomë ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent“, u shpreh ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori