LAJMI I FUNDIT:

Vajza e “El Chapo” reagon pas arrestimit të vëllait: Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm

Vajza e “El Chapo” reagon pas arrestimit të vëllait: Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm

Në rrjetet e saj sociale, Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin Guzman ‘El Chapo’, publikoi një mesazh në të cilin shihet duke buzëqeshur në veturën e saj me një këngë në sfond.

“Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm…”, tingëllon kënga në sfond e publikuar në Twitter.

Po kështu gruaja ka publikuar letra që i ka shkruar i ati, për momentin nuk dihet nëse i janë dërguar nga burgu i Florences, Kolorado.


Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin el Chapo Guzman, themeluesit të kartelit Sinaloa, është një figurë pak e njohur.

View this post on Instagram

A post shared by Vanguardia (@vanguardiacom)

Ashtu si të gjithë ata që janë pranë trafikantit të drogës, ajo ka qenë gjithmonë në lëvizje duke ndryshuar lokacion.

Emri i saj u bë i njohur në vitin 2015 kur, në një intervistë, ajo tregoi sesi, falë mbrojtjes së politikanëve meksikanë, babai i saj mundi të arratisej nga burgu i Altiplanos.

Vajza e madhe e Chapos në atë kohë tregoi detaje sesi babai i saj arriti të udhëtonte dy herë në Shtetet e Bashkuara. E gjitha falë ryshfeteve të bëra për personazhe të nivelit shumë të lartë. Tashmë dihet se në krye të atyre ryshfeteve ishte bashkëshortja e ‘El Chapo’, Emma Coronel.

Rosa është përgjegjëse për disa biznese në Kaliforni, si sallone bukurie, kafene dhe autolarje. Ajo ka katër fëmijë, babai i dy prej tyre është Vicente Zambada Niebla, djali i Ismael “El Mayo” Zambada, “El Vicentillo”, i arrestuar në vitin 2009 dhe i ekstraduar në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Kalo në kategori