Vajza e Cindy Crawford, Kaia Gerber do të luajë në serialin "American Horror Story"

Producenti amerikan, Ryan Murphy, ka njoftuar përmes Instagramit se modelja dhe aktorja Kaia Gerber do të paraqitet në sezonin e dhjetë të serialit "American Horror Story".
Para disa ditësh u njoftua se do të realizohej sezoni i dhjetë me radhë, ndërsa tashmë është bërë e ditur se pjesë e projektit do të jetë edhe vajza e supermodeles së famshme, Cindy Crawford.
Murphy e ka shpërndarë në Instagram një fotografi të Kaias duke shprehur gëzimin e tij për këtë lajm.
“Jam shumë i entuziazmuar se mund të njoftoj që Kaia Gerber i bashkohet familjes “American Horror Story’”, ka shkruar ai në përshkrim.
Gerber, e cila ka luajtur në filmat "The Last Day of Summer" e "Sister Cities", do t’i bashkohet sezonit të ri të serialit të titulluar "American Horror Story: Double Feature", i cili do të ndjekë dy ngjarje të frikshme. /Telegrafi/





























































