LAJMI I FUNDIT:

“Biografia” e Adrian Pacit: Uvertura e një vepre të hapur që ndryshon përditë

“Biografia” e Adrian Pacit: Uvertura e një vepre të hapur që ndryshon përditë

Adrian Paci u lind më 28 Janar të vitit 1969 në qytetin e Shkodrës në Shqipëri. I biri një piktori të njohur të kohës, Ferdinandit, i cili vdiq nga një aksident automobilistik, kur ai ishte gjashtë vjeç. Qëkur ishte fëmijë, ai tregon një kuriozitet të fortë për veprat e artit, që mbushnin shtëpinë e tij dhe gjithashtu prirje reale për tu marrë me vizatim dhe pikturë. Në këto kushte ai vendos të vazhdojë rrugën e lënë përgjysëm nga i ati dhe regjistrohet në liceun artistik të Shkodrës. Në vitin 1987 regjistrohet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Siç tashmë dihet, në Shqipërinë e asaj kohe shkollat e artit i ishin nënshtruar një sistemi rreptësisht konservator të fokusuar në mësimin e artit figurativ klasik.

Është fat i madh për të që vitet e tij të fundit si student në Akademinë e Arteve përkojnë me rënien e regjimit diktatorial, shtypës dhe të izoluar.


Në vitin 1992 udhëton në për herë të parë jashtë Shqipërie, në Milano, dhe aty regjistrohet në Institutin “Beato Angelico”, ku ndoqi kursin për “Art dhe Liturgji”

Në vitin 1995 kthehet në Shqipëri dhe fillon të japë mësim lëndët e Historisë së Artit dhe Estetikës në Universitetin e Shkodrës.

Në vitin 1997 e lë sërish vendin dhe duket se vendoset përfundimisht në Itali. Nga frika për sigurinë e familjes së tij të re, duke kaluar detin Adriatik dhe u zhvendos, me gruan e tij dhe dy vajzat, në Milano, ku fillon një jetë të re, atë të refugjatit. Një jetë e pasigurisë së fortë dhe përpjekjeve për mbijetesë.

Fillon punën si punëtor krahu, bojaxhi, restaurues dhe lidhet me Prof. Luciano Formica, mbështetja e të cilit do të jetë vendimtare për përvojën e tij njerëzore dhe artistike.

Është e vitit 1997 puna e tij e parë video, “Tregime shqiptare”, me të cilën merr pjesë në ekspozitën “Paqëndrueshmëria e përhershme” në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, kuruar nga Edi Muka dhe, në vitin 1999, në edicionin e XLVIII të Bienales së Venecias, ku Shqipëria përfaqësohet për herë të parë me një pavjon, së bashku me nëntë artistë të tjerë, si gjithmonë të kuruar nga Edi Muka.

Në vitin 2000 ai merr pjesë në ekspozitën kolektive “In & Out”, organizuar në Galerinë Kombëtare të Artit në Tiranë, organizuar nga Gëzim Qëndro dhe Edi Muka. Po kështu ekspozon edhe në Manifesta 3, që atë vit mbahej në Lubjanë, dhe kishte kurator Francesco Bonamin. Në të njëjtin vit, ai u ekspozua në Itali në galerinë e artit “Placentina” në Piacenza.

Ekspozita e tij e parë pesonale daton në vitin 2001 në Bildmuseet e Umea të Suedisë. Aty në kuadrin e “Tregimeve shqiptare” Paci paraqiti dy vepra të reja: “Apparition” dhe videoinstalacionin “Pas murit ka disa mure”, duke u fokusuar kështu fort në çështjet e emigracionit. Në të njëjtin vit i ftuar nga Roberto Pinto, hapë ekspozitën e tij të parë personale në Itali, në Milano, dhe më pas në Artropia Galeri, në të njëjtin qytet, kuruar nga Edi Muka.

Gjithnjë e më shpesh që nga ky moment do rritet prania e tij në ekspozita të mëdha kolektive, si për shembull: Le Mois de la Photo à Montreal; Strangers në Galerinë IFA në Berlin; në Bienalen e Valencias, kuruar nga Achille Bonito Oliva etj.

Viti 2002 e gjen të zgjedhur si finalist për Premio Furla në Fondacionin Stampalia Querini Venecia dhe merr pjesë në ekspozitën e përbashkët në Fondazione Sandretto Re Rebaudengo në Torino, kuruar nga Francesco Bonami. Në këtë kohë një dritë e re është hedhur nga Paci mbi problematikat e Ballkanit, duke marrë pjesë në tre ekspozita në këtë temë: Në kërkim të Ballkanit, 2002, në Galerie Neue në Grac, kuruar nga Peter Ëeibel; Gjak dhe Mjaltë, 2003, Essl Sammlung në Vjenë, kuruar nga Harald Szeemann dhe, në të njëjtin vit, In den Schluchten des Ballkanit në Fridericianum Kunsthalle në Kassel, kuruar nga René Block. Ndërkohë gjithnjë e më të shpeshta bëhen pranitë e tij në muze të rëndësishme si: Mart në Rovereto, Museion në Bolzano, etj.

Në vitin 2003 kemi ekspozitën e parë personale në Peter Kilchmann Gallery në Zyrih dhe në Qendrën e Artit Baltik e Gotland, të mbështetur kryesisht te ritualet.

Në vitin 2004 në Itali me dy ekspozita personale në të njëjtën kohë, në Milano, në Galerinë Kaufmann dhe në hapësirën Viafarini. Po kështu aim err pjesë edhe në ekspozitën kolektive Z.A.T. (Zonat artistike të përkohshme), në Galleria Civica d’Arte Moderna e Gallarate, kuruar nga Emma Zanella, në Galerie für Kunst Zeigenössische Leipzig dhe më pas në Muzeun e Artit Bashkëkohor në St Louis dhe Tate Modern në Londër.

2005 është një vit i rëndësishëm sa i takon prezantimit të tij në muzetë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Houston; pastaj në Yale University dhe më në fund në MOMA të Neë Yorkut. Në të njëjtin vit ai ka ekspozuar në Museet Moderna në Stokholm dhe galeri Peter Kilchmann Zyrih.

2006-ta është viti i Galerisë “Civica di Modena”, ku ekspozohen të kuruara nga Angela Vettese, shumica e punëve të Pacit, duke afirmuar kështu dimensionet e tij ndërkombëtare. Pastaj ekspozon në Utrecht dhe Kaufmann Galery, prezantoi filmin në 35 mm, një projekt në bashkëpunim me Galerinë e Keynes Milton. Në mes të majit 2006 dhe dhjetorit 2007, videot e tij ekspozohen në Collector 1, në Qendrën Eksperimentale të Arteve Bashkëkohore në Caraglio, të kuruara nga Andrea Busto.

Në vitin 2007 Paci fiton çmimin “Pino Pascali” me disa punë fotografike të realizuara në vitin 2005. Po në vitin 2007 hapë një ekspozitë në Nju Jork, në Galerinë e Smith-Steëart. Gjithashtu në Nju Jork hapë një ekspozitë personale në Blum Gallery Peter, ndërsa në Evropë sërish ekspozon Galeria Kilchmann në Cyrih, Milton Keynes Galeria dhe Muzeun am Ostëall në Dortmund.

Në vitin 2008 ai fitoi çmimin në XV kuartal të Romës. Merr pjesë në Bienalen e Tel Avivit, si dhe në Trienalen e Artit Bashkëkohor në Pragë.

Në vitin 2009 ai u ftua të marrë pjesë në ekspozitën kolektive në ICI të Nju York-ut; në Bienalen e X të Havanës si dhe në Muzeun e Artit bashkëkohor në Luiziana.

Në vitin 2010 organizohen dy ekspozita personale të tij, përkatësisht në Peter Blum Gallery në Nju Jork dhe Francesca Kaufmann, Milano.

Pesëvjeçari I fundit, nga viti 2011 e deri më tash është edhe periudha e konfirmimeve të mëdha në të gjitha nivelet e kritikës dhe receptimit.

Aktualisht veprat e tij janë në koleksionet prestigjioze të përhershme, publike dhe private, duke përfshirë: Qendra Pompidou dhe Fondacionit Louis Vuitton në Paris, në Museet Moderna në Stokholm, MoMA dhe Guggenheim në Nju Jork, në Moca në Miami, Muzeu Seattle Art në Seattle, Kunsthaus në Cyrih, GAMEC, Galleria Civica di Modena, Maxxi në Romë, UniCredit në Milano, Deutsche Bank në Frankfurt, Muzeu am Ostëall në Dortmund, Fondacioni La Caixa në Barcelonë, Galeria Kombëtare e Artit në Tiranë, Moderna Galerija e Lubjanës dhe Muzeu Jerusalem në Israel.

Gjatë këtyre pesë viteve të fundit, puna e tij është prezantuar në galeritë më të mëdha të botës dhe, deri tani, është përfaqësuar nga Repetto Gallery Kaufmann në Milano, nga Peter Kilchmann Galeria Cyrih dhe Peter Blum Gallery në Nju Jork.

Adrian Paci aktualisht jeton në Milano dhe, që nga viti 2003 është professor i arteve pamore në IUAV të Venecias dhe në Akademinë Carrara të Bergamos.

Në vitin 2016 ai ndërton në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, qendrën artistike rezidenciale “AR T HOUSE”, ku fillon një veprimtari intensive ekspozitash, por sidomos bisedash dhe puntorishë mbi artin bashkëkohor. /Autor: Stefan Çapaliku/Marrë nga “Homo Albanicus”, revista “Studime për artin”, 2017/

Në trend Kultura

Më shumë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
FRIKË

FRIKË

Poezi
Didaktikë historie

Didaktikë historie

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Shqipja e kërcënuar!

Shqipja e kërcënuar!

Analiza
Kalo në kategori