LAJMI I FUNDIT:

USK: Përfaqësuesit legjitimë të studentëve refuzuan takimin me ministrin Bytyqi

USK: Përfaqësuesit legjitimë të studentëve refuzuan takimin me ministrin Bytyqi

Pas njoftimit se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi është takuar sot me përfaqësues të organizatave studentore, ka reaguar Unioni i Studentëve të Kosovës (USK).

Përmes një komunikate Unioni i Studentëve të Kosovës, thotë se “përfaqësuesit e ligjshëm të studentëve (USK, Parlamentet Studentore dhe Këshillat Studentor) kanë refuzuar të takohen me Ministrin Bytyqi deri sa të dakordohemi për hapat që do të marrim pas përjashtimit të AKA-së nga EQAR. Ne nuk jemi kundër takimit të tij me studentë, por ata që janë takuar me të nuk paraqesin zërin e studentëve kosovarë”, njofton Telegrafi.


“Po u rikujtojmë se USK dhe përfaqësuesit e studentëve të të gjitha universiteteve publike dhe kolegjeve private do të dalin nesër në ora 12 në zyrat e Parlamentit Studentor të UP-së në konferencë për media ku do të shpaloset qëndrimi ynë dhe hapat që do të ndjekim në vijim”, thuhet në njoftimin e USK.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përmes një komunikate ka njoftuar se ministri Shyqiri Bytyqi, ka takuar sot përfaqësuesit e organizatave studentore, të cilët i ka siguruar se nuk ka asnjë problem për njohjen e diplomave të studentëve nga BE, duke thënë se MASHT brenda 90 ditësh do të ankimohet për t’u rikthyer si pjesë e EQAR-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori