LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi i cili mund të ngrejë nivelin natyral të energjisë – e dini se si bëhet?

Ushtrimi i cili mund të ngrejë nivelin natyral të energjisë – e dini se si bëhet?

E dini cili është ushtrimi “kërcim me këmbë dhe duart lart”?

Ndoshta ju është i njohur me emrin tjetër – Jumping Jacks, transmeton Telegrafi.


Përparësia themelore e këtij ushtrimi është ngritja e numrit të rrahjeve të zemrës, gjë që përmirëson qarkullimin e gjakut, ndërkaq në kombinim me frymëmarrjen e thellë, më shumë oksigjen arrin deri te muskujt dhe qelizat tuaja.

Duhet ta dini si bëhet në mënyrën e drejtë?

Edhe pse në shikim të parë duket i thjeshtë, është e nevojshme të kujdeseni në koordinimin e trupit, pozitën e tij dhe kërcimet e drejta.

Qëndroni vertikalisht, këmbët të mbledhura, ndërsa duart të bashkuara me trupin. Nga pozicioni fillestar, kërceni në lartësi, hapni këmbët dhe kërceni, ndërsa njëherësh hapni duart dhe ngrini mbi kokë. (Është ideale nëse mund të prekni shuplakat, në to varet fleksibiliteti i pjesës së supeve).Pjesa e dytë e ushtrimit përbëhet nga kthimi në pozicionin fillestar – kërceni, bashkoni këmbët dhe ktheni duart pranë trupit.

Me rastin e ushtrimit, kini kujdes frymëmarrjen – merrni frymë kur jeni në pozicionin fillestar, nxirrni frymën në gjysmën e ushtrimit kur të jenë duart mbi kokë.

Instruktorja e fitnessit Buschert Vaziralli, Howcast, YouTube, tregon se si bëhet drejt ushtrimi dhe variacionin e treningut për ekzekutim të lehtë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Lifestyle
Kalo në kategori