LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime 12-minutëshe që i bën aktorja Helen Mirren në moshën 77-vjeçare për dukjen e saj vitale

Ushtrime 12-minutëshe që i bën aktorja Helen Mirren në moshën 77-vjeçare për dukjen e saj vitale
GettyImages

Stërvitje e shkëlqyer për ta bërë trupin të hollë, të tonifikuar dhe të fortë

Aktorja britanike Helen Mirren është ende në formë, e shëndetshme dhe aktive.


Plani 12-minutësh i stërvitjes që përdor Helen është gjithashtu përgjegjës për dukjen e saj vitale.

Plani i Ushtrimeve të Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze, ose “Plani i Fitnesit Fizik KSBKS”, është në përdorim që nga vitet ‘50 dhe ka për qëllim që ta përgatisë atë për role më aktive fizikisht.

“Është një ushtrim që e kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Thjesht me shumë butësi më sjell në formë. Ti punon për dy javë dhe mendon, ”Po, tani mund të shkoj në palestër”, ka thënë Helen, transmeton Telegrafi.

KSBKS është një shkurtim për “dhjetë ushtrime bazë”. Ai u projektua nga ushtria kanadeze në vitet ‘50 për personelin e vendosur në baza pa palestër.

Stërvitjet paraqesin ushtrime klasike të peshës trupore si pompat, kërcime së larti, ulje dhe më shumë, së bashku me ushtrime shtrirjeje për të siguruar lëvizshmëri funksionale.

I krijuar për të zhvilluar forcën dhe fleksibilitetin, ky program ushtrimesh është diçka si një version i hershëm i trajnimit HIIT.

Si duket një stërvitje 12-minutëshe?

Plani origjinal ka kohë të ndryshme për nivele të ndryshme vështirësie, por niveli fillestar i trajnimit mund të përfundojë në vetëm 12 minuta.

/Telegrafi/