Kina ka tërhequr mbi 60 mijë trupa të Ushtrisë Popullore nga bazat dhe postat ushtarake në veri të vendit për t’i angazhuar në një mision të veçantë.


q2 2

Ushtarët do të lenë armët dhe do të kapin lopatat për të mbjellë pemë në provincën Hebei, që rrethon Pekinin.

q3 2

Objektivi është rritja e sipërfaqes së pyllëzuar të vendit me 2 për qind brenda këtij viti. Aktualisht, Kina ka 21 për qind të sipërfaqes së saj të pyllëzuar.

q4 2

Synohet pyllëzimi i një sipërfaqeje prej rreth 70 mijë kilometrash/katrorë, pra pak më shumë se dyfishi i sipërfaqes së Shqipërisë, për të luftuar ndotjen e ajrit në Pekin.

q5 2

Provinca Hebei rrethon Pekinin. Në të ndodhen disa prej ndërmarrjeve industriale më të mëdha kineze, të cilave u faturohet edhe ndotja e lartë në kryeqytetin vendas. /tch/