LAJMI I FUNDIT:

Ushtria australiane po zhvillon teknologji autonome për sistemin e autokolonave të veturave

Ushtria australiane po zhvillon teknologji autonome për sistemin e autokolonave të veturave

Ushtria australiane ka filluar zhvillimin mbi një teknologji të re të ngasjes autonome e cila do të përdoret në veturat e autokolonave.

Koncepti “lideri-ndjekësi” do të thotë se një ngasës i vetëm do ta udhëhiqte autokolonën me vetura pa ngasës, duke reduktuar kështu numrin e personelit që nevojitet për transportin e furnizimeve – dhe gjithashtu edhe numrin e personave të ekspozuar ndaj sulmeve në mjediset ku ka konflikte.

Bordi Australian i Studimeve Rrugore për këtë projekt ka bashkëpunuar me Institutin për Studime dhe Inovacion për Sisteme Inteligjente në Universitetin Deakin të Melburnit, me shpresën e krijimit të një prototipi të “platformës agnostike” e cila mund të përshtatet në çdo makinë ose kamion në flotën e ushtrisë australiane, raporton Drive, përcjell Telegrafi.


Testimi i hershëm i sistemit veçse ka filluar në bazën Point Cook të Forcave Ajrore Mbretërore të Australisë në perëndim të Melburnit, me kamionët MAN të cilat drejtohen nga distanca për të testuar efektivitetin e kontrolleve të veturave.

Projekti tani është fokusuar në zhvillimin e sistemeve autonome të nevojshme për ngasje në rrugët publike.

Bordi Australian i Studimeve Rrugore thotë se synon që të simulojë një skenarë në të cilin veturat lëvizin në një autokolonë nga një aeroport, përgjatë një rruge kryesore të furnizimit, për të dërguar furnizime në një vendndodhje taktike në terren. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Kalo në kategori