LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët letonezë të KFOR-it iu bashkohen banorëve lokal dhe shuajnë një vatër zjarri

Ushtarët letonezë të KFOR-it iu bashkohen banorëve lokal dhe shuajnë një vatër zjarri

Një njësi e ushtarëve letonezë të KFOR-it gjatë patrullimeve të tyre të zakonshme ka hasur në rrugë automjet të zjarrfikësve të Kosovës, të cilit ishin angazhuar në fikjen e një zjarri që kishte dalë jashtë kontrollit në një tokë bujqësore.

Grupi i ushtarëve letonezë ofruan ndihmën e tyre të pa planifikuar.

“Ne shikuam njëri-tjetrin dhe vendosëm të ndalemi. Mendoj se çdo ushtar letonez do ta bënte këtë”, shprehet drejtuesi i grupit.


Banorët mirëpritën ndihmën e paplanifikuar të ushtareve të KFOR-it.

Lopatat dhe mjetet e ndryshme u përdorën për të shuar zjarrin. Me gjithë flakët dhe tymin, grupi i kombinuar i ushtarëve, zjarrfikësve dhe civilëve e përmbushën detyrën shpejt.

“Ne morëm lopatat dhe filluam të godisnim zjarrin. Disa nga djemtë tanë ndihmuan zjarrfikësit me tubin e ujit. Në tridhjetë minuta, misioni u krye”, tregon komandanti i njësitit letonez.

Fermeri i parcelës falënderoi ushtarët letonezë për ndihmën e tyre.

Megjithëse kjo njësi letoneze nuk është e trajnuar posaçërisht për të luftuar zjarret, ata treguan se janë të aftë dhe kënaqen ta bëjnë edhe këtë vepër.

Kompania e 2-të “WOLF COY” është një komponent ushtarak i KFOR-it.

Misioni i tyre përfshinë patrulla, reagime të shpejta, operacione ajrore dhe kontroll i turmës dhe trazirave.

Kujtojmë KFOR-i letonez vepron në Rajonin e Prishtinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Kronika e Zezë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kalo në kategori