LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e rraskapitur rusë po ankohen për kushtet e rënda në lindje të Ukrainës: Ballafaqohemi me uri dhe të ftohtin

Ushtarët e rraskapitur rusë po ankohen për kushtet e rënda në lindje të Ukrainës: Ballafaqohemi me uri dhe të ftohtin

Sulmi i Rusisë në lindje të Ukrainës ka sjellë një lloj avancimi në fushëbetejë, pasi ushtria avancoi ngadalë në luftimet e ashpra në Donbas.

Megjithatë, siç raporton The Guardian, kjo “fitore” pati çmim të lartë për forcat pushtuese ruse, e dëshmi për këtë është numri i viktimave në nivel të lartë, transmeton Telegrafi.

Disa njësi po i afrohen rraskapitjes në rritje, derisa lufta ka hyrë në ditën e 105-të. E derisa kjo luftë po vazhdon, disa luftëtarë rusë i kanë bërë apele publike Vladimir Putinit, për hetimin e kushteve në fushëbetejë dhe se grumbullimin e tyre në vijën e frontit që e konsiderojnë si të jashtëligjshëm.


Në dy video të ndryshme, luftëtarët në lindje të Ukrainës që është nën kontrollin e rusëve, po ankohen për kushte të këqija dhe qëndrim  të gjatë në vijën e frontit, që po u sjell rraskapitje.

Mbi 1 mijë ushtarë ukrainas që u dorëzuan në Mariupol, do të dërgohen në Rusi
Lexo po ashtu Mbi 1 mijë ushtarë ukrainas që u dorëzuan në Mariupol, do të dërgohen në Rusi

“Personeli jonë po ballafaqohet me uri dhe të ftohtin”, thanë luftëtarët nga njësia e 113-të nga Donetsku në një video të shpërndarë në internet.

“Në periudha të caktuara kemi qenë pa kurrfarë materiali, qoftë ai medicinal apo ushqim”, tha një ushtar rus.

“Duke marrë parasysh prezencën tonë të vazhdueshme dhe faktin që në mesin e ushtarëve tonë ka prej atyre që kanë probleme me sëmundje kronike e mendore, shtrohen shumë pyetje që po anashkalohen nga eprorët tanë në shtab”, tha një ushtar tjetër rus.

Në një intervistë, një ushtar rus që luftoi në afërsi të Kievit, Kharkivit, e tani në lindje të Ukrainës është ankuar për rraskapitje, duke theksuar se madje ka kontaktuar avokatin e tij duke iu ankuar se nuk e ka parë gruan prej muajsh.

Merkel ka mbrojtur qëndrimet e saj për Ukrainën dhe Rusinë: Jemi fqinj duhet të bashkëjetojmë
Lexo po ashtu Merkel ka mbrojtur qëndrimet e saj për Ukrainën dhe Rusinë: Jemi fqinj duhet të bashkëjetojmë

“Po luftoj në Ukrainë nga fillimi i luftës, kanë kaluar më shumë se tre muaj”, tha për The Guardian, Andrei që shërben në brigadën e 37-të të motorizuar me seli në Burjatij të Siberisë.

“Është rraskapitëse, e tërë njësia ime po kërkon të pushojë, por eprorët tanë na e kanë bërë të ditur se nuk mund të na gjejnë zëvendësim”, shtoi ai.

Ankesat e tij janë në një vijë me raportimet për vështirësitë ruse sa i përket rotacionit të ushtarëve të lodhur. Përpjekjet për rekrutim janë vështirësuar, pasi që Rusia nuk i ka shpallur haptazi luftë Ukrainës. Kremlini po vazhdon të këmbëngulë në atë që agresionin ta quaj “operacion special ushtarak”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori