Komandanti britanik i Regjimentin Mbretëror të Princeshës së Uellsit në KFOR, Charlie Wilkes, në një intervistë për Telegrafin ka folur për situatën e sigurisë në vend, konkretisht në pjesën veriore.
Wilkes në këtë intervistë shprehet se “aktualisht ende ka njerëz që do të kërkonin të sfidojnë punën që e ka bërë Policia e Kosovës dhe KFOR-i”.
Duke folur për tensionet e fundit në veri, oficeri britanik shprehet se mbeten të përkushtuar për ruajtën e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Ajo që kemi mësuar nga tensionet e fundit është se edhe pse ka akterë që do të kërkonin të kërcënojnë mjedisin e sigurt, ne jemi të pajisur mirë për t’u përballur me çdo kërcënim nëse shfaqet, në përputhje me mandatin e KFOR-it në OKB”, ka deklaruar Wilkes.
Vlen të theksohet se pas tensioneve të fundit në veri, Britania e Madhe ka dërfuar një kontingjent prej 200 ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit.
KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4.500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s.
Intervista e plotë:
Ju keni ardhur në Kosovë për të ndihmuar në paqe dhe siguri. Si është të jesh pjesë e RC-E të KFOR-it dhe të shërbesh në vendin tonë?
Wilkes: Të qenit pjesë e Komandës Rajonale Lindje është një shans i madh për të punuar së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe partnerët e tjerë kombëtarë për të rritur mirëkuptimin dhe aftësitë tona së bashku. Ne gjithmonë mund të mësojmë mësime të reja si organizatë dhe sigurisht që e kemi bërë këtë duke qenë kaq afër me kaq shumë ushtarë të tjerë në të gjitha gradat dhe nivelet.
Sa kohë keni që jeni pjesë e KFOR-it dhe kur keni ardhur në Kosovë?
Wilkes: Unë kam qenë pjesë e KFOR-it që kur arritëm në Kosovë në gusht të këtij viti para aktivizimit të Forcës Rezervë Strategjike.
Cilat janë sfidat kryesore me të cilat jeni përballur në sigurimin e paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës?
Wilkes: Në disa nga zonat më rurale, terreni ka qenë mjaft sfidues. Ndryshimet e motit, kodrat dhe malet e pjerrëta e kanë bërë të vështirë të shkosh në disa nga zonat tona më të largëta të operimit. Megjithatë ne jemi mësuar të lëvizim në këmbë në këtë lloj terreni dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën ne stërvitemi.
Si e shihni situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, konkretisht në pjesën veriore?
Wilkes: Aktualisht ka ende njerëz që do të kërkonin të sfidojnë punën që ka bërë Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Zonat e popullsisë në të cilat kemi kaluar kohë të konsiderueshme brenda dhe përreth gjatë pothuajse 100 ditëve të aktivitetit të vazhdueshëm, na kanë treguar se një incident nuk llogarit situatën e sigurisë së një zone të tërë, dhe ne mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
A keni pasur ndonjë moment kur keni ndihmuar në menaxhimin e konflikteve lokale dhe çfarë keni mësuar nga kjo përvojë?
Wilkes: Personalisht nuk kam pasur, megjithatë kam pasur mundësinë të angazhohem me njerëzit vendas pas periudhave të tensioneve të rritura, gjë që më ka mësuar shumë për rëndësinë e operacioneve paqeruajtëse.
Ajo që kemi mësuar nga tensionet e fundit është se edhe pse ka akterë që do të kërkonin të kërcënojnë mjedisin e sigurt, ne jemi më se të pajisur mirë për t’u përballur me çdo kërcënim nëse shfaqet, në përputhje me mandatin e KFOR-it në OKB.
Cili është mesazhi juaj për të gjithë qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve ndjehen të frikësuar pas ngjarjeve të fundit në veri?
Wilkes: Vazhdoni të jeni të gëzuar dhe krenarë. Kosova është një vend i bukur dhe ne jemi mirënjohës për mundësinë për të ndihmuar përpjekjet e NATO-s. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë të paanshme për të gjithë njerëzit në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re