LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që kurojnë prostatën

Ushqimet që kurojnë prostatën

Sipas studimeve të fundit, pretendohet se mënyra e ushqyerjes së meshkujve ndikon në rritjen e rrezikut e kancerit të prostatës.

1 – Një program i pasur me fibra, karbohidrate, me pak yndyra dhe proteina ul me 70% rrezikun e kancerit të prostatës. Këtu ka shumë rëndësi lloji i burimit të karbohidrateve. Ndërkohë që karbohidratet komplekse ulin rrezikun, karbohidratet e thjeshta e rrisin atë, transmeton Telegrafi.

2 – Krahas kësaj edhe konsumimi i tepërt i qumështit rrit rrezikun e kancerit. Studimi ka treguar se vetëm qumështi e rrit këtë rrezik, ndërsa produktet e tij si kosi, djathi, akullorja etj nuk përbëjnë rrezik.


3 – Ashtu si tek sëmundjet e tjera sindroma metabolike ndikon negativisht edhe tek kanceri i prostatës.

4 – Edhe niveli i mineralit kalcium është shumë i rëndësishëm. Personat që kanë një nivel të ulët kalciumi në gjak janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës se ato që kanë një nivel normal.

5 – Tregoni kujdes dhe konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë.

6 – Pakësoni konsumimin e alkoolit dhe pijeve me acidë dhe kafeinë.

7 – Ushqehuni me produkte të pasura me fibra, zarzavate, fruta, bishtajore dhe drithëra.

8 – Minimizoni konsumin e mishit të kuq, përpiquni të konsumoni mishin e pulës dhe peshkun. Acidi omega 3 i gjendur tek peshku mbron ndaj prostatës.

9 – Ushqehuni me produkte të pasura me antioksidues, veçanërisht me likopen dhe vitaminë C të cilët janë dy përbërës shumë të rëndësishëm në luftimin e kancerit. Konsumoni shumë domate dhe shalqi.

10 – Seleniumi njihet si mbrojtës kundër prostatës. Tek personat me probleme të prostatës është vënë re një nivel i ulët seleniumi.

11 – Zinku është një mineral i rëndësishëm për trupin tonë. Mungesa e tij ndikon negativisht në funksionet qelizore.

12 – Mbani gjithmonë në kuzhinën tuaj produkte si brokoli, lakra, lulelakra, grejpfurtin e kuq, shalqirin, domaten, çajin jeshil dhe hudhrën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori