Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për nismën e re të USAID-it e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik në Kosovë.
Iniciativa e USAID-it ‘Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse’ është një aktivitet pesëvjeçar, i cili ka për qëllim të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.
Përzgjedhja e Komunës së Prishtinës për këtë program u tha se është bërë për shkak të përkushtimit që qeverisja lokale ka ndaj qeverisjes së mirë.
Drejtori i misionit të USAID-it, James Hope, tha se ky program është shumë me rëndësi sepse ka të bëjë me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për prokurimin publik me të gjitha komunat partnere.
“Ky program është shumë me rëndësi, sepse ka të bëjë me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për prokurimin publik me të gjitha këto komuna partnere dhe në këtë rast konkretisht edhe me komunën e Prishtinës. Sa ma transparent, sa më llogaridhënës, sa më efikas që të jetë prokurimi publik aq më e vogël do të jetë hapësira për praktika korruptive nëpër komuna. Jemi të lumtur që komuna e Prishtinës është njëra ndër këto 5 komunat e përzgjedhura dhe arsyeja për këtë është përkushtimi që ka qeverisja komunale këtu ndaj qeverisjes së mirë dhe ndaj ofrimit të shërbimeve më të mira të mundura për qytetarët e tyre”, tha ai.
Hope tha se ky projekt nuk do të jetë i lehtë, por ky do të jetë një bashkëpunim pesë vjeçar ku do të punohet për t’i realizuar të gjitha qëllimet.
Po ashtu, përveç këtyre komunave ai tha se do të punojnë edhe me të gjitha komunat tjera përmes trajnimit dhe ndërtimit të kapaciteteve, si dhe me Qeverinë qendrore.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ndihet i privilegjuar që komuna që e drejton është zgjedhur në bazë të rezultateve të treguara dhe vullnetit politik për të përmirësuar qeverisjen, transparencën, llogaridhënien dhe në përgjithësi efektivitetin e qeverisjes.
“Komuna e Prishtinës është një prej pesë komunave të përzgjedhura në këtë projekt, me ç’rast do të punojmë së bashku me kontraktorin e USAID-it me të cilët do të punojmë në disa fusha të përmirësimit të qeverisjes në këto komuna. Këto komuna janë zgjedhur për shkak të rezultateve të treguara dhe vullnetit politik për të përmirësuar qeverisjen, transparencën, llogaridhënien dhe në përgjithësi efektivitetin e qeverisjes. Dhe ne sot me drejtorin James Hope do të bëjmë hapin e parë të nënshkrimit të marrëveshjes me ç’rast edhe zyrtarisht mund të filloj programi”, tha ai.
Ahmeti tha se ky program shkon përtej subjekteve politike sepse nënkupton që të gjitha partitë politike zotohen për një qeverisje më të mirë, për një qeverisje më transparente.
Përveç komunës së Prishtinës, për këtë program nga USAID janë përzgjedhur edhe komuna e Pejës, Gjakovës, Vushtrrisë dhe Gjilanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë – kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët