Përfaqësuesja e Uruguait ka fituar ndaj Arabisë Saudite me rezultat 1-0.

Skuadra latine edhe pse fitoi me rezultat të ngushtë, ajo ishte dukshëm më e mirë në fushën e blertë.


Golin e parë dhe të vetëm në takim e shënoi Luis Suarez në minutën e 23-të pas asistimit nga Carlos Sanchez.

Luis Suarez Urg (Foto: Getty Images)

Pjesa e dytë ishte me më pak raste pasi të dy skuadrat u tërhoqën paska.

Pas kësaj fitore Uruguai ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e dytë me aq pikë sa Rusia.

Matias Vecino (Foto: Getty Images)

Të dy skuadrat e lartpërmendura janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt (1/8 e finales), kurse Arabia Saudite dhe Egjipti janë eliminuar.

Ndeshja e ardhshme e Uruguait është ndaj Rusisë, përcaktuese për pozitën e parë në grup. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6mc4bs

telegrafi sport app