Për doktorët, të shikosh datën e lindjes së një personi nuk do të thotë ndonjë gjë.
Padyshim, një person mund të jetë 75 vjeç në letra, por gjenet, jetesa dhe rrethi të gjitha kanë rol në shëndet. Kështu që është e rëndësishme të kuptoni mirë se sa vjeç janë trupat tanë në të vërtetë – mosha biologjike më tepër se mosha kronologjike, transmeton Telegrafi.
Një studim i ri i publikuar në Frontiers in Aging Neurosience, ka gjetur se një test i thjeshtë i urinës mund të jap informacione të vlefshme për moshën tonë biologjike.
Mosha është vetëm numër
Në këtë studim, hulumtuesit kinezë morën mostra të urinës nga 1,228 njerëz të shëndetshëm të moshës 2 deri 90 vjeç, të cilët ishin në kontroll të rregullt shëndetësor.
Pjesëmarrësit ishin ndarë në grupe të barabarta në mes meshkujve dhe femrave.
Studiuesit ishin fokusuar në dy molekula -8-okso-7dihidro-2-deoksiguanozën (8-oksodGuo) dhe 8-okso-7, 8-dihidroguanozinë (8-oksoGuo) dhe koncentrimi i tyre në urinën e secilit person. Molekula e fundit mund të shkaktojë formimin e proteinave jonormale, të cilat mund të shpien në sëmundje.
Shkencëtarët kanë gjetur se dy molekulat rriten me moshë , veçanërisht 8-oksoGuo, duke u bazuar në studim. Masa e 8-oksoGuos tek meshkujt dhe femrat e moshë 20 vjeçare dhe më të vjetra gradualisht ishte rritur tek njerëzit më të vjetër. Megjithatë, studiuesit kanë gjetur se gratë më të vjetra se 61 vjeç kanë pasur nivele më të larta të dy molekulave se sa burrat e moshës së njëjtë. Kjo mund të jetë për shkak të zvogëlimit të prodhimit të estrogjenit dhe rritjes së retinolit pas menopauzës( gatë premenopauzës rregullisht humbasin hekurin gjatë menstruacioneve).
Ky hulumtim bazohet në një studim në të cilin shkencëtarët analizuan ndërtimin e molekulave në indet dhe urinën e minjve, thotë Jai-Ping Cai. Duke i adaptuar metodat e tyre për të studiuar njerëzit, ai thotë se 8-okso-Guo përfaqëson një mënyrë potencialisht të re, jo invazive dhe të thjeshtë për të vlerësuar moshën tuaj biologjike. Gjetjet e studimit paraprak të minjve në thelb përputhen me gjetjet e tyre, pa asnjë surprizë nga Cai dhe ekipi i tij.
Shkencëtarët, thotë ai, mund ta përdorin këtë si një trampolinë për të kryer analiza të mëtejshme të oksidimit në urinë dhe potencialisht të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të sëmundjeve të lidhura me moshën, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë