Pal Shtufi
Festën e Bajramit të kaluar, Ipeshkvi Dodë Gjergji, për herë të parë në historinë e urimeve ka përdorur një gjuhë jo të duhur, për të mos thënë provokuese, por edhe dëshpëruese. I uroi shqiptarët myslimanë duke i quajtur si ish-katolikë!
Askush nuk pati reaguar, pos në një tryezë në një televizion të Prizrenit, ku dy imamë e analizonin këtë urim dhe e shihnin si provokues. Reagimi i imamëve ishte korrekt dhe në frymë të duhur humane dhe shqiptare. Nuk pata asnjë vërejtje.
Edhe për këto Kshnella, Ipeshkvi bëri të njëjtën gjë. Dallimi është se tani kemi reagime nga shumë anë. Reagoi edhe një hoxhë i Gjilanit, Mustafë Bajrami, por gjithçka që lexova ishte brenda një reagimi normal. Mirëpo, nuk pashë asnjë reagim të ndonjë besimtari katolik, aq më pak të ndonjë intelektuali. Ndoshta e injorojnë apo ndoshta nuk e kuptojnë dëmin që shkaktojnë këto ngacmime. Nuk e d!. Di që do të duhej të reagohej kundër këtyre shfaqjeve primitive.
Personalisht do të dëshiroja që shqiptarët e besimit katolik ta kenë një prijës vizionar dhe larg mendësive të shkuara. Një asi prijësi që hap horizonte të reja humanizmi, komunikimi dhe bashkëpunimi në këtë hapësirë të zymtë kulturore e fetare. Do të dëshiroja një prijës që fton rininë në sallën “BogdaniPolis” të Katedrales – për dialog, pavarësisht përkatësive fetare; dialog për jetën e përbashkët; dialog për Zot e qoftë për djall; dialog për filozofi e për teologji; dialog që jemi një dhe pse kemi mbetur një përkundër rrebesheve të historisë dhe thikave në shpinën tonë të pambrojtur.
Mirëpo, Dodë Gjergji nuk po e bën këtë. Ai nuk po dallon nga shumica e besimtarëve fanatikë. Në fakt, nuk është mbi, por është njëri nga ata që fanatizmin e shohin si vlerë. Është i njëjtë me Naim Tërrnavën; i njëjtë si ai në çdo pikëpamje.
Kisha Katolike në Kosovë nuk ka pasur rastin të ketë në krye të saj një njeri si Ipeshkvin Dodë Gjergji, veprimet e të cilit do ta kthejnë Katedralen në objekt të urryer dhe shqiptarët katolikë në pakicë – thënë më së buti, antipatikë. Për këtë arsye kam qenë njëri nga nënshkruesit e peticionit për shkarkimin e tij, shkarkim i cili me gjasë nuk do të ndodhë pa ndodhur ndonjë skandal me përmasa të mëdha.
Dodë Gjergji, në vend që ta vazhdojë kursin human, edukativ dhe kombëtar që ka trashëguar nga paraardhësit e vet, po bën të kundërtën. E ka varfëruar Katedralen në aspektin kulturor dhe human. Në atë katedrale tani shkojnë vetëm fetarët, më pak besimtarët. Pra, e ka pamundësuar dialogun, këtë aset qenësor evropian me shqiptarët myslimanë, me shqiptarët ateistë, si dhe me kundërshtarët e pikëpamjeve të tij. Ky po e bën saktësisht të kundërtën, duke provokuar me fraza mesjetare dhe krejt pa sens.
Ka harruar Ipeshkovi se shqiptarët myslimanë e kanë ideuar, lejuar dhe financuar ndërtimin e Katedrales. Shqiptarët myslimanë janë shumë meritorë që Katedralja rri e hapur dhe pa roje, sepse roje ka shqiptarët, të cilësdo përkatësie fetare e ku shumica janë të besimit Islam. Ka harruar Ipeshkvi se shqiptarët, të cilitdo besim, me krenari dhe pa asnjë kompleks fotografohen para Katedrales dhe shfaqen krenarë para botës me katedralen e një feje tjetër. Dhe, pikërisht këta shqiptarë myslimanë, Ipeshkvi i uron duke përdorur fjalë kryqëzatash – të shkelura e të harruara nga koha.
Shqiptarët e besimit katolik nuk duhet ta ndjekin këtë udhë ku mungojnë dijet humane dhe vlerat evropiane. Religjioni nuk është më identitet kombëtar shqiptar. Kanë ikur ato kohërat tragjike të Mesjetës. Jetojmë në mirësinë e humanizmit që sjell paqen në Evropën multikulturore dhe multifetare. Shihni vlerat e një njeriu e jo në çka ai beson apo fare nuk beson.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës