Poezi nga: Scott D. Young Përktheu: Fadil Bajraj

ajo tha
ngandonjëherë poezitë
tua nuk kanë
kurrfarë kuptimi


kur isha fëmijë
të paktën një qiri
do të qëndronte gjithmonë
i ndezur

ia thashë këtë
u rrotullova dhe
e shkrova këtë
në errësirë