LAJMI I FUNDIT:

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 31.12.2024 rreth orës 10:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Badoc.

Tutje thuhet se në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa rasti është cilësuar si “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.


“Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndryshe, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi kishte deklaruar se ura e Badocit është stabile.

Kjo deklaratë e Durmishit kishte ardhur pas disa reagimeve ku ka pasur kritika se kjo urë është lëshuar për qarkullim pa u testuar.

“Ura e Badocit është stabile. Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit”, ka theksuar ai, transmeton Telegrafi.

Tutje, Durmishi kishte pohuar se ura e Badocit është projektuar e ndërtuar me standardet më te larta të projektimit e ndërtimit.

“Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë këtu atestet paraprake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj. Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile”, shtoi tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori