Universiteti të Mitrovicës “Isa Boletini”, ka reaguar ndaj vlerëzimeve të paraqitura në raportin e akreditimit.
Në një njoftim për media, thuhet se konstatimet e dy ekspertëve nga Rumania, njëri prej të cilëve student, të paraqitur në raport të akreditimit institucional ndaj Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë shumë tendencioze, subjektive dhe aspak në përputhje me gjendjen faktike dhe juridike në këtë Universitet.
“Angazhimi i Ana Prisacariu, dhe një studenti nga Rumania në ekipin e ekspertëve, dëshmon më së miri dozën e subjektiviteti që e kanë treguar këta në raportin e tyre, i cili përmban shumë konstatime të paqena, shtrembërime të fakteve me të vetmin qëllim që institucionin ta dëmtojnë sa më shumë.Vetë fakti se shumica absolute e programeve të studimit në Universitet janë të akredituara dhe veprimtaria akademike zhvillohet në një kampus shumë modern dhe më të mirin në regjion (më të mirë se çdo universitet publik në Rumani), dëshmon se qëllimi i këtyre dy ekspertëve ka qenë që nga fillimi tendencioz dhe me qëllime të caktuara – dëmtimin e imazhit dhe subjektivitetit të UMIB-it”, thuhet në reagim.
Sipas njoftimit këtë edhe më shumë e forcon fakti se ekspertja, Ana Prisacariu, në vitin 2014 kur UMIB ka qenë në objekte të përkohshme (që nuk kanë qenë aspak në nivelin e dëshiruar) ka dhënë vlerësim pozitiv institucional.
“Ndërsa, përkundër faktit se UMIB-i ka kampusin më të mirë në regjion, jep vlerësim negativ institucional. Kjo nuk do shumë koment. Prandaj, ne shprehim indinjatë të thellë dhe revoltën tonë shumë serioze për një abuzim të tillë nga dy ekspertët rumun të instrumentalizuar (për qëllime të caktuara) dhe kërkojmë nga institucionet tona relevante që t’i parandalojnë këto lojëra me prapavijë joakademike, gjegjësisht politike nga qarqe të caktuara”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën