Unitedi i Solskjaerit nuk thyhet as nga Tottenhami, De Gea dhe Rashford vendimtar në fitoren e Djajve

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në udhëtim te Tottenham Hotspur me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të javës së 22-të të Ligës Premier.
Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer ka arritur edhe fitoren e pestë radhazi në Ligën Premier, pasi kësaj radhe kanë mposhtur ekipin e Mauricio Pochettinos.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë nga vendasit, por ishin vetëm mysafirët që gjetën golin.

Rasti i parë për Tottenhamin erdhi pas vetëm nëntë minutave, por Harry Wings humbi i vetëm përball portierit, ndërsa Harry Kane (31') gjeti golin, i cili u anulua për pozitë jashtë loje.
Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim në skenë doli Marcus Rashford (44'), i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Paul Pogbas dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi minimale.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Tottenhamit, të cilët patën shumë raste për gol, por shpëtimtari i Djajve të Kuq ishte portieri De Gea.
Dele Alli (66') pati rast të mirë i vetëm me portierin, ndërsa Toby Alderwiereld (70') ishte afër golit, por të në të dy rastet portieri spanjoll shpëtoi Unitedin.

De Gea u tregua vendimtar edhe në goditjen e Harry Kane në minutën e 86-të dhe atë të Fernando Llorentes (89') duke pritur goditjet e tyre dhe kështu Unitedi në fund fitoi me rezultat minimal 1-0.
Pas kësaj fitore, Unitedi ka 41 pikë në vendin e gjashtë apo vetëm gjashtë pikë më pak se vendim i katërt Chelsea, ndërsa Tottenhami renditet i treti me 48 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Spurs luajnë në udhëtim te Fulhami, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/
https://twitter.com/UnitedDailyBlog/status/1084500132559839233
https://twitter.com/IgnasioKeid/status/1084505237015220225
https://twitter.com/KIoppology/status/1084511434153881601
https://twitter.com/KIoppology/status/1084514465570271232


















































