Union SG gati për të sfiduar Interin në Ligën e Kampionëve: Zbuloni historinë e klubit nga periferia e Brukselit

Liga e Kampionëve ka rifilluar me spektakël, dhe si çdo vit, sjell histori të ekipeve që debutojnë në garën më të madhe evropiane.
Ky është rasti i Union Saint-Gilloise, kampione e Jupiler Pro League 2024-25, pas viteve të përmirësimeve të vazhdueshme.
Tani ekipi belg do të presë Interin e Cristian Chivu në stadiumin "Joseph Marien".
Klubi ka pasur kulmin e suksesit në fillim të shekullit të 20-të, për t’u rënë më pas në ligat inferiore. Falë titullit të fundit, Union SG rikthehet në majat e futbollit belg dhe fiton mundësinë për të sfiduar ekipet më të forta europiane.
Saint-Gilles, multikulturalizëm dhe art
Periferia e Brukselit, Saint-Gilles, quhet “më latine ndër kryeqytetet evropiane” dhe është një përzierje e kulturave dhe etnive.
Nga 45,000 banorët, rreth 140 kombësi janë të përfaqësuara. Kjo shumëllojshmëri reflektohet edhe te Union SG, ku 18 kombësi janë të përfaqësuara në skuadër.

Lojtarët dhe trajnerët
Pas largimit të Sebastien Pocognoli, trajner i ri është David Hubert, ish-lojtar i Anderlecht.
Në sezonin e titullit, lojtarët kryesorë ishin Promise David, Franjo Ivanovic (tashmë te Benfica), Kevin Mac Allister (mbrojtës argjentinas, vëllai i Alexis Mac Allister).
Në sezonin aktual, yjet e mundshëm janë Raul Florucz, ku ka 5 gola në 11 ndeshje dhe Kevin Rodriguez me 4 gola në 11 ndeshje.
Lojtarë të tjerë që kanë kaluar nga Union SG dhe u shndërruan në emra më të mëdhenj: Victor Boniface (Bayer Leverkusen), Deniz Undav (Sttugart), Adingra (Sunderland), dhe Dante Vanzeir (Gent), golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Menaxhim modern dhe përgjegjësi sociale
Klubi drejtohet nga Alex Muzio dhe pronari Tony Bloom, duke aplikuar metodën Moneyball për transferimet. Kjo ka sjellë sukses sportiv, vlerësim të lojtarëve dhe qëndrueshmëri financiare.
Union SG është gjithashtu i angazhuar socialisht dhe mjedisor: fanellat e sezonit të kaluar ripërdoren, dhe klubi ka marrë certifikimin B Corp, që vlerëson vlerat sociale dhe ambientale.

Debutimi në Ligën e Kampionëve
Union SG surprizoi të gjithë me fitoren 1-3 ndaj PSV jashtë fushe, më pas humbi 0-4 ndaj Newcastle. Në Evropë, do të përballet edhe me Bayern Munich, Atletico Madrid, Marseille dhe Galatasaray, përveç Inter, Atalanta dhe PSV.
- YouTube www.youtube.com
Një detaj interesant: lidhja me Italinë jo vetëm për futbollin, por edhe për muzikën – tifozët e Union SG e duan këngën “Vamos a la playa” të Righeira, që reflekton shpirtin multikulturor të Saint-Gilles. /Telegrafi/


















































