LAJMI I FUNDIT:

“Unë jam vrasësi, më arrestoni!”, kishte thënë kosovari, menjëherë pasi ka kryer krimin

“Unë jam vrasësi, më arrestoni!”, kishte thënë kosovari, menjëherë pasi ka kryer krimin

Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen. Bëhet fjalë për një kosovar 27 vjeçar ndërsa viktima, një 26 vjeçar me prejardhje nga Bosnja.

“Unë jam vrasësi, më arrestoni!”. Këto janë fjalët që ia ka drejtuar policisë pas një akti të kryer të dielën (dje) në Brigittenau të Vjenës, Austri.

Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.


Bëhet fjalë për një kosovar 27 vjeçar ndërsa viktima është një 26 vjeçar me prejardhje nga Bosnja.

Dorasi ka thënë për policinë se aktit i ka paraprirë një zënkë në mes tij dhe boshnjakut në një lokal të afërm, transmeton albinfo.ch. Por ai ende nuk ka thënë asgjë për motivet, duke theksuar se së pari do të konsultohej me avokatin e vet.

Dëshmitarët kishin lajmëruar policinë dje rreth orës 15 për një zënkë të zhurmshme që kishin dëgjuar.

Pak më vonë ishte gjetur një person i qëlluar në kokë nga afërsia.

Nisur nga të dhënat e deritashme, policia konsideron se rrëfimi i kosovarit është i vërtetë, por mbetet ende të merren provat dhe të shqyrtohen. Pas disa ditëve autoritetet do të dalin me qëndrimin përfundimtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori