The Undertaker është pensionuar zyrtarisht nga WWE në një dokumentar që po përgatitet për të 'Final Farewell' në 'Seritë e Mbijetesës' - duke i dhënë kështu fund karrierës së tij 30-vjeçare.

Undertaker, emri i vërtet Mark Calaway, ka qenë pjesë e sportit spektakolar që nga vitit 199o dhe e mbylli karrierën si legjenda më e madhe.


Ai, gjatë karrierës së tij ka fituar shtatë Championshipa, 21 fitore radhazi në WrestleMania, e që është futur në mesin e më të mirëve dhe të paktëve që kanë arritur të bëjnë gjëra të tilla.

"Për 30 vite, kam bërë ecjen e ngadaltë për në ring dhe ka kënaqur fansat me paraqitjen time", ka thënë ai përWWE ThunerDome, me fansat që e shikuan paraqitjen e tij online.

"Tani, koha ime ka ardhur në fund. Koha ime ka ardhur që ta lë The Undertaker të pushojë...në...paqe", ka shtuar më tej ai.

Një numër i madh i legjendave si, Shawn Michaels, Triple H, Mick Foley, Shane McMahon, Big Show, JBL dhe Jeff Hardy e kanë uruar atë për karrierën e suksesshme.

Vince McMahon madje e nderoi atë me një paraqitje në këtë natë lamtumirëse për The Undertaker, e që ishte edhe më emocionuese për fansat e WWE-së. /Telegrafi/

telegrafi sport app