Aktorja Uma Thurman, 55 vjeçe, ka folur për bukurinë e të qenit nënë dhe ndryshimet mes edukimit të saj dhe mënyrës si i rrit vetë fëmijët.

Ylli i “Kill Bill” ka dy fëmijë me aktorin Ethan Hawke – Maya, Levon si dhe vajzën Luna me financierin Arpad Busson.


Në një intervistë për The Sunday Times, Uma tha se po përgatitet për “periudhën e perëndimit të diellit”, pasi fëmijët e saj po rriten, shkruan DailyMail.

Ajo kujtoi si adoleshente udhëtonte vetëm në qytet për audicione, gjë që sot i duket e pabesueshme. “Isha shumë e lirë. Sot nuk do e lejoja dot një gjë të tillë”.

Së fundmi, Uma u shfaq në publik me Lunën për të mbështetur Mayan në shfaqjen Eurydice në New York.

Ndryshe nga dy fëmijët më të mëdhenj që janë pjesë e botës së aktrimit, Luna është rritur më larg vëmendjes mediatike.

Uma, e cila ka fituar kujdestarinë kryesore të Lunës pas ndarjes me Busson, ka treguar me humor se i ka vendosur vajzës së saj disa emra të mesëm “sepse nuk mund të biem dakord për vetëm një”. /Telegrafi/