Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë këtij viti pritet që krijohen rreth 25 mijë vende të reja të punës, shifër kjo që mund të ulë normën e papunësisë nën 20 për qind, nga 26 për qind që regjistrohet aktualisht.
Kështu të paktën ka premtuar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duke aluduar në rritjen ekonomike që sipas tij, do të arrijë në 5 për qind.
Krijimi i vendeve të reja të punës në Kosovë, nuk është mision i pamundur, por për këtë duhet të ekzistojë gatishmëria institucionale dhe jo gjithmonë të mbesin në kuadër të deklarimeve, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha për Radion Evropa e Lirë, se përmirësimi i kushteve të sektorit privat, konkretisht industrisë se prodhimit, ka mundësi që të rrisë numrin e të punësuarve.
“Dhe ajo që është më interesante është fakti se prodhimi vendor, krahas rritjes dhe zhvillimit ka nevojë për mbrojtje institucionale. Prandaj, në qoftë se në Kosovë kemi 70 mijë kompani aktive dhe Qeveria me masat e veta mund të krijojë një mirëqenie dhe mbështetje, qoftë në mënyrë direkt apo indirekte dhe ato kompani të punësojnë vetëm nga një person, a nuk qenka e mundur brenda vitit çdo kompani të ketë nga një punëtor të ri”,tha Gërxhaliu
Në anën tjetër, Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, thotë se më masat e reja në pakon fiskale mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Përmes kësaj iniciative, unë si përfaqësues i Investitorëve Evropian, mendoj se ka potencial shumë të madh për krijimin e vendeve të reja të punës. Edhe pse sa herë që dëgjojmë premtime politike jemi skeptik, për arsye se këto premtime shumë herë edhe nuk janë plotësuar. Mirëpo, ne duhet të monitorojmë gjendjen faktike dhe reformat të cilat po ndërmerren “, u shpreh Balija.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se për katër vite do të hap 120 mijë vende të reja të punës, që i bie nga 30 mijë për çdo vit, pjesën më të madhe në bujqësi dhe veprimtari prodhuese. Ndërkohë që premtime për hapjen e mijëra vendeve të punës gjatë fushatës patën dhënë edhe pothuaj të gjithë liderët politikë në vend.
Duke marrë për bazë premtimet e së kaluarës, Safet Gërxhaliu dyshon se deklaratat e fundit të kryeministrit Mustafa, janë politike, pasi thotë ai, ka kohë që në Kosovë ka dominuar agjenda politike duke anashkaluar situatën ekonomike.
“Të gjitha këto deklarata dhe këto që janë duke ndodhur ditëve të fundit e kam një drojë që është duke i ardhur më tepër ngjyra politike dhe zgjedhje të parakohshme”, thotë Gërxhaliu.
Për të gjitha këto, sipas Gërxhaliut, nevojitet sundim i rendit dhe ligjit.
Ndryshe, ekspertët pohojnë se autoritet kompetente kanë gabuar karshi sektorit privat. Më politikat e tyre, kanë rritur dukshëm pagat në sektorin publik, mënyrë kjo që e ka bërë të pa dëshirueshëm sektorin privat, për shkak se kompanitë private nuk kanë mundësi që të paguajnë paga të larta për punëtorët e tyre.
Paga mesatare në sektorin publik është 429 euro, derisa në sektorin privat, sipas sindikatave të punëtorëve, është rreth 300 euro.
Sipas shifrave zyrtare shkalla e papunësisë në Kosovë arrin në 26.2 për qind. Kurse, për çdo vit, në tregun e punës hyjnë 25 deri 30 mijë të rinj. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë