LAJMI I FUNDIT:

Ulet papunësia në Maqedoni, por të papunët më në numër janë të rinjtë

Ulet papunësia në Maqedoni, por të papunët më në numër janë të rinjtë

Masat dhe programet e shumta që po ndërmerr Qeveria e Maqedonisë së Veriut për vetëpunësimin e të rinjve, me qëllim të uljes së papunësisë, kanë sjellë në masë të caktuar rezultate, por të rinjtë, sipas njohësve, vazhdojë që perspektivën e tyre ta shohin në vendet e Bashkimit Evropian.

Së fundmi, zëvendëskryeministrja e Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Milla Carovska, i ka porositur të rinjtë që të luftojnë për krijimin e kushteve më të mira në shtetin e tyre. “Mos kërkoni punë vetëm në administratën shtetërore, mundohuni të filloni me ngritjen e biznesit tuaj, shteti jep shumë mundësi përmes fondit për inovacione, masave për vetëpunësim, etj”, është shprehur Carovska.

Qeveria, duke iu referuar të dhënave të Entit të Statistikave, ka thënë se Maqedonia e Veriut ka shkallën më të ulët të papunësisë, përkatësisht papunësia është ulur gati në 16 për qind. Por, sipas të dhënave të Eurostatit për vitin 2019, Maqedonia e Veriut gjendet në krye të listës ku të rinjtë (mosha 20-34-vjeçare) nuk janë të punësuar, nuk janë duke kryer studime apo nuk janë të kyçur në ndonjë praktikë për punësim.

Kjo kategori përfshin rreth 36 për qind të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, mesatarja e të rinjve që janë të papunë, po sipas të dhënave të Eurostatit, në vendet evropiane është 16.5 për qind. Në ndërkohë, Mile Boshkov nga Konfederata e Punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut, thekson se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut edhe atëherë kur kanë mundësi për t’u kyçur në tregun e punës, refuzojnë të punojnë për shkak të kushteve të këqija në vendin e punës dhe pagave të ulëta.

“Të rinjtë janë mirë të informuar se moshatarët e tyre (në vendet e BE-së) për punën e njëjtë marrin paga shumëfish më të larta se këtu dhe kjo është deinkurajuese, ndërkohë që shpenzimet për jetesë edhe këtu në Maqedoninë e Veriut janë të larta. Njëherësh, kushtet e punës janë shumë më të këqija se në vendet evropiane. Këto janë dy faktorët kryesorë që ata të ardhmen e shohin jashtë vendit dhe nuk dëshirojnë të kyçen në tregun e punës edhe atëherë kur kanë mundësi të gjejnë një vend pune”, thotë Boshkov.

Organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve theksojnë se shteti duhet të angazhohet që të subvencionojë në forma të ndryshme kompanitë që angazhojnë të rinjtë në punë, veçanërisht ata që punojnë me kohë të pjesshme gjatë studimeve, por edhe të inkurajojnë të rinjtë që të hapin bizneset e tyre.

Ata thonë se tashmë ka humbur edhe shprsa për punësi. “Të rinjtë në Maqedoni vazhdojnë ta shohin të ardhmen e tyre në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian. Cilësia e ulët e arsimit, standardi i ulët jetësor dhe papunësia, është ajo që i dëbon të rinjtë jashtë vendit”, thonë Organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve. Ekspertët thonë se nëse vazhdon edhe më tej trendi largimit të të rinjve, Maqedonia si shtet shumë shpejt do të përballet me problemin e mungesës së kuadrit të kualifikuar.

“Vendi po zbrazet nga zejtarë të profileve të ndryshme. Tani është bërë e vështirë të gjeni një mjeshtër të mirë në më shumë profile ata mungojnë. Ata brenda tre muajve sa mund të kenë leje qëndrimi arrijnë të sigurojnë të ardhura shumë më shumë sesa është lartësia e pagës në nivel vjetor këtu”, thotë Petar Gooshev, ish Guvernator i Bakës Popullore të Maqedonisë. Por, Zoran Ilievski nga koalicioni i të rinjve “Sega” thekson se për tu ndalur trendi i largimit të të rinjve nga vendi, veçanërisht ata që janë në profilet deficitare, nevojitet me urgjencë të përmirësohet cilësia e arsimit si dhe të punohet në rritjen e pagave.

“Me patjetër duhet fokusuar veçanërisht në ngritjen e cilësisë së arsimit në shkollat profesionale. Çka do të thotë kjo? Do të thotë se të rinjtë me dijen e fituar duhet të jenë konkurrues në tregun e punës por në këtë treg pune duhet të sigurojnë të ardhura për një jetë dinjitoze” thotë Ilievski.

Të rinjve u shkelen të drejtat në punë

Të rinjtë në Maqedoni vazhdojnë të jenë ndër kategoritë më të rrezikuara, sa i përket shkeljes së të drejtave të tyre në punë. Irena Ivanovska, drejtuese seksionit të të rinjve në kuadër të Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni për Radion Evropa e Lirë thotë se shqetësues është fakti se 48 për qind e të rinjve në Maqedoni janë të kyçur në ekonominë joformale, përkatësisht punojnë pa kontrata të nënshkruara për punë, por thjesht përmes marrëveshjeve me gojë.

“Pothuajse një e treta e të rinjve në Maqedoni nuk janë të kyçur as në sistemin arsimor, dhe as nuk janë të punësuar. Përderisa 44 për qind e të rinjve nuk punojnë në profesionin për të cilin janë të kualifikuar. Ndërkohë, 70 për qind e të rinjve konsiderojnë se do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë një punë të sigurt në bazë të shkollimit që kanë kryer. Këto të dhëna tregojnë të rinjtë në Maqedoni hasin më shumë probleme në tregun e punës”, thotë Ivanovska./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori