LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i filloristëve në Strugë

Ulet numri i filloristëve në Strugë

Gjithsej 605 filloristë janë regjistruar në 11 shkollat fillore në komunën e Strugës, që është për gjashtë më pak nga viti i kaluar.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës dhe udhëheqës i sektorit të arsimit, Dashmir Nasufi në një deklaratë për AIM tha se shkollat strugane janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sivjet kemi 605 fëmijë të regjistruar në klasë të parë, ndërsa vitin e kaluar kishte 611, në 11 shkollat fillore dhe 24 shkollat rajonale në komunë. Para dy ditëve kishim takim me drejtorët e shkollave dhe konfirmuan se gjithçka është e përgatitur për vitin e ri shkollor”, theksoi Nasufi.


Mbyllet klasa e parë në Belicë të Poshtme në Strugë, nuk ka asnjë fëmijë për t’u regjistruar
Lexo po ashtu Mbyllet klasa e parë në Belicë të Poshtme në Strugë, nuk ka asnjë fëmijë për t’u regjistruar

Ai shtoi se komuna punon në zgjidhjen e borxheve të mbetura të shkollave dhe zgjidhje të problemit me pagat tek mësimdhënësit në fshatin Llabunishtë, të cilët një kohë më të gjatë nuk kanë marrë të ardhura mujore.

“Po dakordohemi me Ministrinë e Arsimit ta zgjidhim problemin me pagat tek punonjësit e arsimit në Llabunishtë. Lidhur me borxhet e mbetura me të cilët ballafaqohen shkollat strugane kishte tek tetë shkolla. Në pesë shkolla komuna i ka shlyer borxhet e mbetura, kanë mbetur edhe tre për të cilat e ndërmorëm obligimin që deri në fund të këtij viti edhe tek këto shkolla t’i shlyejmë borxhet”, deklaroi Nasufi.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Kalo në kategori