LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit shkatërrojnë në Kherson, sistemin e rrallë të radarit rus që kushton 200 milionë dollarë

Ukrainasit shkatërrojnë në Kherson, sistemin e rrallë të radarit rus që kushton 200 milionë dollarë

Ukraina ka shpërndarë videon ku shihen se si forcat e saj arrijnë të shkatërrojnë sistemin rus të radarit PREDEL-E në rajonin e Khersonit, ku forcat ukrainasit po i bëjnë presion të jashtëzakonshëm ushtrisë ruse.

Ukrainasit shkatërruan “sistemin e sofistikuar të radarit rus PREDEL-E” që e “mbronte”, ka njoftuar ministria ukrainase e Mbrojtjes në njoftimin më të fundit në rrjetet sociale – se ka filluar “gjahu në krijesat ekzotike”, transmeton Telegrafi.

Raportimet nga burime të hapura dhe blogerët ushtarakë me ndikim, sugjerojnë se forcat ukrainase gjatë këtij sulmi kanë përdorur HIMARS-in amerikan apo sisteme artilerike.


Analisti ushtarak: Rusët po përdorin strategjinë e vjetër 200-vjeçare
Lexo po ashtu Analisti ushtarak: Rusët po përdorin strategjinë e vjetër 200-vjeçare

E rusët këtë sistem radari e kishte përdorur për monitorimin e lëvizjeve të forcave detare dhe atyre tokësore të ukrainasve, ka njoftuar Kievi në njoftimin më të fundit.

Luftërarët ukrainas në jug të vendit kanë shpërndarë të njëjtën video, që shfaq goditjen mbi pajisjen ushtarake ruse – që u përcoll nga një tym i zi nga ajo që kishte mbetur nga PREDEL-E.

“Në gusht ushtarët tanë kanë shkatërruar pajisjen 200 milionë dollarëve të rusëve”, thuhet në njoftimin e ukrainasve në Telegram.

Në anën tjetër, Kremlini ka aneksuar rajonin ukrainas të Khersonit së bashku me Zaporizhzhia, Donetskun dhe Luganskun, edhe pse ndërkombëtarisht nuk janë njohur, kurse Ukraina ka premtuar rikthimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Botë
Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Botë
Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Botë
Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Botë
Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Afrika
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Kalo në kategori