Ukrainasit publikuan pamje - droni rrëzon helikopterin rus Ka‑52

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video që tregon rrëzimin e një helikopteri rus Ka‑52 në terrenin e luftës në Ukrainë.
Sipas videos, sulmi ndodhi më 20 mars, dhe në regjistrim shihet sesi droni gjen objektivin dhe godet krahun ku ndodhej mitralozi.
Pas kësaj shihet helikopteri në flakë, dhe ai rezulton plotësisht i shkatërruar.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat ukrainase, rrëzimi i helikopterit ndodhi pranë qytetit Pokrovsk.
Në konflikte, dronët FPV (pamje nga piloti) të Ukrainës janë treguar mjaft efikasë gjatë luftës.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































